Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas takimit në Vlorë me simpatizantët demokratë, në një deklaratë për mediat, shprehet se PD do të rikthehet më e fortë se kurrë.
Berisha: Ndjehem i frymëzuar, ndjehem më i frymëzuar se kurrë. Ndjehem optimist. PD do rikthehet më e bashkuar se kurrë, më e fortë dhe më e hapur se kurrë dhe më demokratike gjithashtu., raportoi Ora News.
###
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria u rikthye e pavarur farë Presidentit Amerikan Wilson, dhe se shqiptarët përjetësisht nuk i dalin dot borxhit SHBA-ve. Ai kujtoi dhe mbështetjen e Clinton dhe Bush për Kosovën, teksa tha se këta burra të mëdhenj të kombit amerikan nuk mund ta imagjinonin se një ditë, një përfaqësues i tyre do t’iu thoshte shqiptarëve të votojnë por se vendos ai kush do hyjë në parlament.
Berisha ftoi jo vetëm DASH, por këdo që ka një dokument kundër tij ta çojë në procesin gjyqësor në Paris, ku ai ka ngritur një padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Blinken.
“Ne shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi SHBA-ve, presidentit Wilson, presidentit Bill Clinton e presidentit George Bush. Të parit i dedikojmë rikthimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe sovranitetit të saj sepse e vërteta është që në aktet e Versajës kishin firmosur mjerisht edhe përfaqësuesit e tij për shuarjen e Shqipërisë. Por kur ai burrë i madh e pa, i hodhi në kosh të plehrave. Jo tha, parimet e mia janë vetvendosja e kombeve dhe ata do vetëvendosin dhe Shqipëria u ribë, u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali në 1912.
Kosova është e pavarur sepse Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në çlirimi ne saj, sepse George Ë. Bush udhëhoqi diplomacinë botërore në pavarësimin e saj dhe e shpalli atë nga Tirana. A mund të imagjinojë kush se këta burra të mëdhenj të kombit amerikan do të imagjinon se do dilte një përfaqësues i tyre dhe do u thoshte shqiptarëve, votoni ju pa ua them unë se kush do hyjë në parlament. A mund të ndodhte kjo? Kjo ishte gjëja më e pabesueshme.
Mirë zotëri, ti më shpalle ‘non grata’ për të mos ardhur në vendin tënd, por se hyj apo jo në parlament e përcaktojnë zgjedhësit shqiptar, e përcaktojnë shqiptarët. Nuk mund të jetë ndryshe kjo. Votat e qytetarëve, vlerat e lirisë e kanë bërë Amerikën më të madhe se çdo gjë tjetër, se çdo pasuri që ajo ka. Ndaj dhe ne u qëndrojmë atyre. Dita më e lumtur, një nga dy ditët më të lumtura të jetës sime ka qenë dita kur hyra më 10 shtator në parlament sepse mbrojta dinjitetin e sovranitetin e vendit tim.
Një proces është në Paris, ftoj jo vetëm Departamentin e Shtetit, po cilindo mbi tokë që çdo dokument që të ketë ta paraqesë në atë gjykatë. Unë ju garantoj se çdo vendim që duhet do të marr, nëse një njeri paraqet një fakt të vetëm, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë sepse të tilla nuk ka pasur”, tha Berisha.
Ai ftoi demokratët të vijojnë këtë betejë për demokracinë, duke sjellë prurje të reja e duke i dhënë frymëmarrje PD-së.
“Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë duke zgjeruar demokracinë, duke u bashkuar me të gjithë kontributet tona, duke bashkuar të gjithë investimet e bëra nga demokratët në 30 vite. Duke sjellë prurje të reja dhe mbi të gjitha duke i dhënë frymëmarrje kësaj partie, duke e shndërruar në modelin e partisë me norma demokratike. Ju garantoj se fjala juaj me referendum, fjala juaj me primare të vërteta dhe jo primare ‘ju votoni dhe vendos kryetari’, por ju votoni dhe ju vendosni me votën tuaj për kandidatët, për deputetët, për të gjitha. Do të jetë norma dhe standardi i ardhshëm i PD”, deklaroi Berisha.BalkanWeb