Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit shkuan sot, 7 janar në selinë blu. Berisha i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PD dhe deputetëve që nesër t’i bashkohen protestës. Sipas tij, qëllimi i vetëm i protestuesve është çlirimi i selisë nga Basha.
Berisha: Ftoj sot të gjithë anëtarët e PD, 44 mijë anëtarë dhe anëtare, por dhe të gjithë të tjerët, të gjithë ata që firmosën në liri të plotë shkarkimin e ish-kryetarit të tyre për dhunimin flagrant të statutit, të parimeve dhe të çdolloj norme tjetër demokratike në PD. Ftoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD-së të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre, për ta shndërruar në shtëpi lirie, në një protestë paqësore, në një ngjarje madhore të revolucionit tonë paqësor.
Berisha garantoi punonjësit e selisë blu se protestuesit nuk kanë asnjë hatër mbetje me të.
Berisha: Problemi i vetëm i tyre është hapja e dyerve të kësaj shtëpie dhe çlirimi nga pengu i Edi Ramës, peng Basha. Nesër ftoj të gjithë deputetët e PD të jenë këtu, të bashkohen këtu dhe mos qëndrojnë asnjë minutë me një njeri të cilit i besuan partinë, partinë e cila i bëri ata deputetë, i lartësoi në nivelin më të lartë politik.oranews