Berisha grushtohet gjatë protestës së opozitës në Tiranë, e akuzon Ramën

Tiranë, 6 dhjetor 2022 – Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. një i ri e ka qëlluar me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, pak pas nisjes së protestës.

Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës dhe protestuesit që kanë qenë pranë.

Berisha edhe është rrëzuar në momentin që është goditur, por ai është ngritur menjëherë. Ashtu i gjakosur në fytyrë, ai e ka akuzuar kryeministr Edi Rama për sulmin dhe i ka inkurajuar qytetarët të vazhdojnë protestën.

“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës, popullin e fitores. Poshtë Edi Rama! Poshtë kriminelët! Ne do triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare! Nderim juve që jeni këtu për të protestuar kundër këtij regjimi të kriminelëve”, ka thënë ae.

Berisha është sulmuar nga Gert Shehu, 31 vjeçar nga Tepelena, me banim në Tiranë. Motivet e sulmit mbeten të panjohura.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se sulmin ndaj Berishës e konsideron  si sulm i organizuar nga ajo që ai e quajti “pjellë bastrade”. Ai tha se tashmë ka ardhur kohë që “fjalimet t’ua lënë vendin veprimeve”.

“Sot besoj se është shumë e qartë se koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lënë vendin kohës së veprimeve të organizuara për ti treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e Samitit të BE një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar. Për zbatuesin e platformës së spastrim etnik, të shpopullimit dhe përzënies së të rinjve, përmes një regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Neles ‘Liri a vdekje’ për t’ia treguar vendin këtij regjimi mafioz”, theksoi Ilir Meta.

Berisha është rikthye për herë të dytë në podiumin e protestës për të mbajtur fjalën e tij me mesazhe drejtuar liderëve të BE që po marrin pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Berisha e ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka krijuar një gjendje pa shpresë për qytetarët në Shqipëri. Ai ka theksuar se kjo gjendje është pasojë e vjedhjes së votës nga Rama, prandaj ai nuk e përfaqëson popullin e Shqipërisë.

“Të nderuar miq të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët kudo që janë, jemi shumë mirënjohës me nderin e madh që u bëhet Shqipërisë duke zgjedhur Tiranën për këtë samit. Por, jemi fatkeq, sepse përfaqësohemi me njeriun i cili duhet të ishte para drejttësisë, dhe jo aty i ulur me ju. Ndihemi fatkeq sepse pushteti i tij që na përqafon, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera ndaj këtij kombi”, ka thënë Berisha.

“Sot është dita që Evropa dhe bota të njohën me të vërtetat e Shqipërisë, është mundësi e artë që shqiptarëve tu dëgjohet zëri. Ne nuk jemi këtu në një manifestim festiv siç do donim të ishim, por në një protestë me qëllimin më madhor që të jehojë edhe zëri i popullit opozitar, s’mund të pranimin që ky samit historik të konsiderohet si mbështetje për qeverinë e tij më të korruptuar”, ka shtuar ai.

“Shqipëria sot është në rrezik ekzistencial. Opozita doli në fushë betejë me këtë slogan, u ngritën disa pyetje. Nuk kemi pushtues të huaj apo vend që kërcënon Shqipërinë, por fillojnë të bëjnë sens pas publikinit të skandale. A janë Shqipëria dhe kombi në rrezik ekzistencial? Ata që i vjedhin një populli votën i vjedhin të ardhmen më shumë se kusndo tjetër ne e dimë ne shqiptarët, Ne të gjithë votoimin çdo katër vite në komuzim, ashtu si kombet e huaja. Por kishim dallim të madh. Tke ne votimi ynë ishte thjesht funeral i votës sonë pasi nga frika terrori dh epolicia sekrete vota jonë kishte vdekur para se ta hidhnim në kutitë e votimin, shkatërronte ve vidhte të ardhmen e një kombi. Mbas dekadash e përmbysëm por dolëm të uritur, si fantazimë u derddhëm në det për ti shpëtuar tiranisë së mjerimit”, ka thënë Berisha.

‘Sot pas 31 vitesh pikërisht për jherë të dytë, dalim par Evropës si ‘njerëz të varkëve’ por shkaku nuk është tirania e mjerimi, por shkaku është i lidhur si atëherë me votën e vdekur të vjedhur nga Rama. Si në diktaturë ka vendosur patronazhistë, që përbëhet nga 9 mijë punonjës të administratës, oficerë të policisë, të shërbimit të fshehtë”, ka thënë ai.

Berisha e ka akuzuar Ramën edhe për sulmet kibernetike në Shqipëri.

“Evropa dhe bota dëgjuan se si pak muaj më parë hakerat hakëruan sistemin e të dhënave të shqiptarëve, Hakerat vetëm përsëritën vetëm aktin e shëmtuar të Kryeministrit, i cili 3 vite më parë mori të dhënat personale të qytetarëve dhe ua dha patronazhistëve për të ushtruar terror mbi qytetarët shqiptarë. Edi Rama rrahu gjoksin për patronazhistët e tij”,  ka thënë Berisha.

(r.m.)