Berisha: Jam në garë për kreun e PD-së dhe çdo detyrë tjetër kushtetuese!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Beratit nuk e përjashton rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike.

“Ju garantoj se javën që vjen do të shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit. Natyrisht Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun kushtetues të këtij vendi, përfshirë kryetar i PD-sëm,” tha Berisha.

Berisha i ftoi demokratët që të bëhen gati për protestat më të mëdha që janë bërë në Shqipëri.

“Ta përgatisim atë për një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Ne tani do të ngrihemi, kemi detyrim absolut para vetes dhe fëmijëve tanë të votojmë me protestën tonë, atyre që u dhunohet vota, ata kanë protestën, protestën dhe vetëm protestën ndaj dhe jam këtu te ju me besim të plotë tek ju, te çdo demokrat të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë,” tha Berisha.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri akuzoi Lulzim Bashën se po përmes vetingut në politikë synon eliminimi8n e kundërshtarëve të tij.

“Akti më i turpshëm që kalon çdo imagjinatë të një njeriu të lirë është amendamenti që dërgon Edi Rama në Parlament që SPAK të bëjë vetingun e deputetëve. Miq, vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, por vetëm jo mbi rregulla policeske që të mund ta përdorë kush për të marrë peng deputetët,” tha Berisha.  

Po ashtu, lideri historik i demokratëve deklaroi se kuorumi prej më shumë se 50 % për të mbledhur Kuvendin Kombëtar është kaluar me kohë.

Ai tha se PD-ja në përfundim të këtij procesi do të hapet dhe do kthehet në një forcë politike moderne dhe konservatore.

oranews