Tiranë, 18 dhjetor 2021 – Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se anëtarësia e Partisë Demokratike ka votuar në referendum pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të partisë.
Berisha tha se “lëvizja e njerëzve të lirë për dinjitet” nukmund të ndalet.
“Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lrisië së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës. Jeni dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit. Mjafton tu rikujtoj ju paraqitjen me orë të tëra në studio të pengmarrësit në ndihmë të pengut të tij. Asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre. S’ka forcë që pengon njerëzit e lirë”, tha Berisha,citon BalkanËeb.
Berisha e falnderoi Komisionin për administrimit të referendumit.
‘Dua t’i jap fjalën komisionit që e administroi referendumin. Është i njëjti komision që e menaxhoi Kuvendin historik të 11 dhjetorit dhe po me kaq përgjegjësi e transparencë absolute e drejtoi referendumin e parë në histori”, tha Berisha.
Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet të hënën kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Tiranë, për takimin e ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë, në kuadrin e nismës “Ballkani i Hapur”.
“Unë u bëj thirrje shqiptarëve dhe të gjithë demokratëve, të hënën në orën 16:00, të mblidhemi para Kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur, jashtë parashikimit. Rrethanat e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, do të pritet ashtu siç e meriton me protesta. Vjen këtu në kuadër të një projekt”, tha Berisha.
Ai e cilësoi “kërcënim kombëtar” nismën e Vuçiqit dhe Ramës për “Ballkanin e Hapur”.
Ish-kryeministri Berisha iu drejtua gazetarëve para selisë së PD-së. Ai nuk tentoi të futej brenda, por e akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte dërguar në selinë blu pjesëtarë të Gardës dhe të njësisë policore RENEA.
“I them Edi Ramës që i ka mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA. I them lëri lojërat mos luaj me pluralizmin politik.
(r.m.)