Berisha nis takimin në “Foltore” në Fier (live)

https://www.oranews.tv/live/

Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Fierit i rrethuar nga mbështetës të tij demokratë.

Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka.

Kjo është foltorja e dytë që mban Berisha pas asaj të Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.oranews

###

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot në Fier, “Foltoren” e radhës me mbështetësit e tij.

Ai e ka nisur mesazhin e tij para demokratëve duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se iu ka vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Ai tha se Rama do mbetet në histori si kryeministri më i lig dhe më tradhtar pas Enver Hoxhës.

“Të dashur demokrate dhe demokratë të Fierit, i dashur zoti kryetar i PD-së të degës Fier dhe deputeti i Fierit Luan Baçi. Para së gjithash unë dua të përulem me nderim të madh para jush sepse në drejtimin e degës së PD-së ju këto vite e shndërruat Fierin në qytetin e qëndresës më të fuqishme ndaj narkoshtetit dhe bëtë që qytetarët e Fierit të kenë një besim në rritje tek ju. Sot ne mblidhemi këtu me një motiv, motivi ynë është ai që buronte pak çaste më parë nga zemrat tuaja Rama ik. Rama ik sepse pas Enver Hoxhës do mbetesh në histori si kryeministri më i keq, më i lig, më tradhtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Ne ulemi këtu sot miqtë e mi 8 vite pas qeverisjes së tij në një kohë që kemi zbritur nga kreu, nga vendi krye për rrogat dhe pensionet në Ballkan, në vendin e fundit me 30% më të ulëta se Kosova. E gjithë kjo sepse kryeministri i vendit i vetmi në Europë dhe në botë që nis mandatin e tretë me veturë superluksoze 500 mijë euro. E gjitha kjo sepse kryeministri që vidhisi në pikiatë mirëqenien e qytetarëve të tij shëtit dhe në uikende me aeroplanë në dispozicion që i shkon fluturimi nga 150 mijë në 300 mijë euro. E gjithë kjo sepse ministrat e babëzitur porosisnin biftekun sa tre rroga të një punonjësi. Sot Shqipëria, shqiptarët në të gjitha rekordet janë kampionë për zi në Europë dhe më gjerë. Sot kafshata e gojës në Shqipëri kushton 80 herë më shumë në proporcion se në vendet e BE-së. Sot nafta në Shqipëri ka çmimin e dytë më të lartë në botë, ndërkohë kur Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Europë. Sot si në asnjë vend tjetër në paq, shqiptarët kanë braktisur 530 mijë prej tyre kanë marrë dherat e huaja sepse këtu nuk ka punë, nuk ka siguri se këtu nuk konsiderojnë të ardhmen. Edi Rama iu vjedh çdo orë, çdo ditë të ardhmen shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

BalkanWeb