Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se nuk e njeh vendimin e dhënë nga Basha pasi ajo nuk përmban elementet kushtetuese të një partie. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani, nëse do të jetë pjesë e mbledhjeve të grupit parlamentar, Berisha u shpreh: “Sa herë të më teket”.
Berisha: Kryelufta zhvillohet me Edi Ramën, kurse kjo tjetra do të jenë beteja për të vendosur kushtuetshmërisë brenda partisë. Një parti që nuk respekton ligjet e
veta, nuk respekton ato të shtetit.
Do të shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar?
Ish-kryeministri tha zoti Basha është treguar i pabesë me vendimin që ka marrë për ta larguar nga grupi parlamentar. Ai ka ndarë me publikun detaje të tjera nga bisedat që ka pasur me kryedemokratin.
Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës pasi nuk ishte tagri i tij dhe se kryetari i PD ua ka komunikuar vendimin deputetëve pasi ka paraqitur njëherë mesazhin duke e akuzuar atë se ka bashkërenduar forcat me Edi Ramën kundër tij.
“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral. Luli bashkërendoi forcat me Edi Ramën kundër meje Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin.”- tha ai.
Ish-kryeministri nënvizoi se do të bëj gjithçka që PD të rimarrë vlerën e dikurshme, e për këtë gjë tha se do të zhvillojë takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, si dhe paralajmëroi referendum.
“Aksioni im, është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, për çfarë? Së pari për mënyrën se si Luzlim Basha vendosi për të shkelmuar rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim me një akt pabesie dhe synonte pa asnjë diskutim, t’i hapë rrugën marrëveshjes me Edi Ramën. Përfitimet e nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim dhe dalin.
Rëndësi për mua ka që shkelmimi që kryetari i PD bëri për statutin, ligjin dhe kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar dhe aktivist të saj. Unë do të bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre dhe të jeni të sigurt që do e realizoj këtë gjë. Do zhvilloj takime demokratike të hapura në të gjithë Shqipërinë dhe deri në shprehje me referendum për këtë gjë”, tha Berisha.