Tiranë, 11 janar 2022 – Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike për përjashtimin e tij nga partia.
Në një intervistë për “Abc News”, Berisha ka thënë se në rrafshin politik ky vendim është sikur të vdekurit politikë të ngrihen e të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë.
“Tani, në rrafshin politik, kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyray, përveçse nga deputet”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se Basha mbrohet me vrasës e trafikantë, të cilët, sipas tij, janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij.
“Data 8 faktoi se ai është ish-lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë, të cilët flitet se kanë background të ndryshëm, nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, në trafikantë droge e pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar”, është shprehur ai.
“Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore, në atë strofull, si të ishin në strofull krimi, shihet duke pozuar një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine. Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e Alpeve apo të Martaneshit, por në mes të Tiranës, i licensuar nga Edi Rama, për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha.
(Abcnews.al)