“Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”-shkruan ai
Knid Ndrenika
Kryetari i Partisë Demokratike opozitare Sali Berisha kujtoi vizitën e presidentit amerikan Xhorxh Bush i Riu në Tiranë në 10 qershor 2007.
Në një postim në rrjetin shoqëror “fejsbuk”, zoti Berisha shkruan se vizita e presidentit Bush 15 vjet më parë ishte ccasti më kulmor në historinë shqiptaro-amerikane.
Postimin zoti Berisha e nis me fjalinë “sot 15-vjetori i vizitës historike të Presidentit George ë. Bush në Shqipëri”!
“Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”-shkruan ai.
Deputeti Berisha përzgjodhi që postimin në “fejsbuk” ta shoqëronte me një pjesë të videos nga konferenca e përbashkët për gazetarë kur presidenti Bush thotë që ishte koha për pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO.
“Në këtë vizitë miku i madh i kombit shqiptar George ë. Bush deklaroi: “The time is noë” tani është kohë për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO”-shkruan Berisha.
Ai vijon më tej se të dy këto arritje me mbështetjen e presidentit Bush dhe kombit të tij të madh u bënë realitet.
“Ndaj le t’i shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe t’i urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve Presidenti George ë. Bush”-përfundon mesazhi i zoti Berisha, i cili ishte kryeministër atëbotë.