Nga Berati, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se për Arsye anti-shqiptare, Rama u bë si argat i vërtetë i Vuçiçit, kur ofrohej nga BE-ja nisma e Berlinit, ky krijonte nismën e Novi Sadit.
Ai tha se Ballkani i Hapur do të thotë që të ketë vërshim të prodhimit serb pa doganë në vendin tonë dhe shkatërrim të prodhim vendas.
Berisha: Për Arsye anti-shqiptare, Rama u bë si argat i vërtetë i Vuçiçit, kur ofrohej nga BE-ja nisma e Berlinit, ky krijonte nismën e Novi Sadit. Ne kemi nevojë që të ecim me BE-në, se Serbia aty është, por kurrë të mos bëhemi vasalë të tyre. Ballkani i Hapur do të thotë që të ketë vërshim të prodhimit serb pa doganë në vendin tonë. Çfarë konkurrence mund të bëjmë ne me to? Vetëm që të shkojmë e të punojmë në Serbi.
Aleanca e tij me Vuçiçin kërkon që të shkatërrimi i prodhimit vendas. Përveç kësaj, në rrafshin politik në një rajon që ka dalë nga luftrat, aleancat tri-laterale nuk sjellin asgjë të mirë. Nxisin nacionalizmat dhe konfliktet. Tensionet këtë vjeshtë përreth Kosovës janë gjëra që kanë ndodhur 20 vite më parë.OraNews