Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha zgjodhi Lezhën e Besëlidhjes për të shpallur në “Foltore” 11 dhjetorin, datën e mbledhjes së Kuvendit të PD-së
Rreth 8 mijë delegatë të Partisë Demokratike janë ftuar për tu mbledhur në Tiranë në datën 11 dhjetor. Nga Lezha, ish-kryetari demokrat bëri të ditur vendimin për të diskutuar reformimin e statutit të kësaj force politike dhe si pasojë edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Berisha: Nga Lezha kam kënaqësinë se me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi kombëtar i PD-së.
ër të kërkuar Kuvendin e jashtëzakonshëm Berishës i duhet të deklarojë së paku 1500 firma.
Në takimin në Lezhë ai edhe një herë theksoi se Basha bashkëpunon me Ramën e kjo sipas tij shihet dhe te vettingu i politikanëve.
Sipas Berishës reforma në drejtësi nuk ka dhënë rezultat e për këtë solli në vëmendje rastin e Dvoranit.
Tashmë ish-kryetarit të PD do ti duhet të dorëzojë listat në Komisionin Zgjedhor të PD për të nisur procedurat.
Ndërsa veç kandidatutës së Berishës për kryetar të PD, sfidën e ka shpallur dhe Edvin Kulluri.
Berisha: Do të jetë edhe në statut që kryetari i partisë dhe kryeministri të zgjidhet nga populli
Nga Foltorja e radhës nga Lezha, ish-kryeministri Berisha tha se Do të jetë edhe në statut që edhe kryeministri të zgjidhet me votë popullore.
Sipas tij, në të gjithë Shqipërinë do të bëhet me referendum ku do të votohet për kreun e partisë dhe për kryeministrin.
Berisha: Do të jetë edhe në statut që edhe kryeministri të zgjidhet nga ju. Edhe pse është kryetar partie mund të mos jetë kryetar partie. Në të gjithë Shqipërinë do të bëhet me referendum, edhe pse e ka hequr, ne do ta rikthejmë, e ju do të votoni për kreun e partisë dhe për kryeministrin që doni. Do të pranojmë edhe fraksionet.
PD do të riformatohet që do të vendosë vlerat e një partie konservatore. Këtu janë edhe idealet tona. Familja është themeli i të gjithave themeleve dhe do të mbrojmë atë, jo si Edvin faqeziu që i shënon me numra ata. Unë ju ftoj të gjithë ju që të angazhohemi në dialog.