Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kukësi është shprehur se është rikthyer më i vendosur se kurrë në betejën që ka nisur.
Në takimin e demokratët, Berisha thotë se shpallja e tij “Non Grata’ nga SHBA ishte plan i kryeministrit Edi Rama dhe i Xhorxh Sorosit.
Ky i fundit sipas Berishës merrte projekte të Millosheviçit për copëtimin e Kosovës dhe e paraqiste si projekte të tij.
Sali Berisha: E kam betejë në të gjithë përkushtimin, besimin forcën dhe në atë se çfarë besoj. Unë i qëndroj vendimeve të mia. Qëndrova 8 vite sepse u kisha thënë që largimi im është pa kthim. Vendosa të rikthehem në një moment që më dha një goditje që ishte pa asnjë fakt dhe bazë, përveçse se plan hakmarrës i Ramës dhe i Soros. Unë isha përballë me Soros, një armik i përbetuar i demokracisë por edhe i Kombit, sepse merrte projekte të Millosheviçit për copëtimin e Kosovës dhe e paraqiste si projekte të tij.
Shpikte dhe bëhej iniciator i Ballkanit të Hapur të Shkupit, të gjitha këto në interes të Vuçiç. Kisha denoncuar korrupsionin e Edi Ramës. Për këtë mendova se duhet të kthehem më i fuqishëm se kurrë, për të mbrojtur interesat tuaja. Jam më i vendosur se kurrë.
“O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”, Kukësi pret Berishën me thirrje dhe brohoritje
“O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do!” me këto thirrje u prit ish-lideri demokrat në Kukës.
Zoti Berisha u ndal sot në Kukës në kuadër të “Foltores për PD-në.” Ai falenderoi qytetarët e Kukësit pasi kanë qëndruar të pamposhtur dhe të vendosur në krah të së drejtës. Nga Kukësi, zoti Berisha i bëri thirrje Edi Ramë të ndjekë Foltoren sepse është punë burrash dhe gra të lira dhe punë pengjesh.
Berisha: “Të dashur demokratë dhe demokrate të pranishëm në këtë foltore. Para së gjithash dua të përulem me nderimin më të madh para demokratëve dhe demokrateve të Kukësit, Hasit, Tropojës, qytetarëve të këtyre trevave të cilët sot dhe në histori kanë qëndruar si viganë në anën e drejtë të saj, kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD në parti të fitores së sigurt në Shqipëri. Në emër tuaj do t’i them zografit Bis, Edi Ramës ndiqe këtë Foltore, kjo është punë burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh.”
Entuziazmohet demokrati, i drejtohet Berishës: Je dielli dhe ylli i vendit, na drejto se kemi nevojë
Një simpatizant demokrat dy vite më i vogël se ish-Kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë në “Foltoren” që është mbajtur në Kukës.
I moshuari është shprehur se Berisha është dielli i vendit sakaq i ka kërkuar që të udhëheq popullin.
Demokrati: Po të them Sali, mos më keqkupto. Je ylli i këtij vendi, je drita e këtij vendi, je dielli i këtij vendi. Ky vend po të vlerëson. Nuk dua të futem në politikë por unë të uroj shëndet dhe mend të plota ashtu siç i ke. Je dy vjet pas meje dhe më vjen mirë që ke këtë shprehi. Na drejto se kemi nevojë.
Berisha: Edvin, dëgjoi daullet, ti nuk do ta gëzosh këtë mandat, je vasal i verbër i Beogradit!
Nga Kukësi ish-kryeministri Berisha në “Foltoren” e PD-së u shpreh se demokratët mblidhen në një moment kur Rama në 8 vite nga skandali në skandal.
Ai tha se Rama po e nis mandatin e tretë, pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.
Berisha: Ne sot mblidhemi për të diskutuar së bashku dhe për të vendosur që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën, forcën dhe dinjitetin e demokratëve. Ne mblidhemi në momente kritike për vendin kur një njeri, që ka kaluar në 8 vite nga skandali në skandal, me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Evropës. Rama nuk meriton të qeverisë. Ai është kryeministër antinjerëzor dhe anti-kombëtar.
Por ky e nis mandatin e tretë, pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Dua t’i çoj në mesazh Sllobodanit të ri se gjenocidi ndaj shqiptarëve do të njihet qysh nga viti 1887 deri në 1999. Përgatitu Sllobodan edhe njëherë! Edi Rama në këto 8 vite, në vend që të ndjekë nismën e Berlinit, ndoqi nismën e Beogradit. Edvin, ti mendon se do ta gëzosh këtë mandat. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Ti nuk do ta gëzosh mandatin se ke vjedhur qindra miliona.
Berisha i bën thirrje Ramës nga Kukësi: Zoografi Bis ndiq Foltoren, është punë burrash e jo pengjesh
Zoti Berisha u ndal sot në Kukës në kuadër të “Foltores për PD-në.” Ai falenderoi qytetarët e Kukësit pasi kanë qëndruar të pamposhtur dhe të vendosur në krah të së drejtës.
Nga Kukësi, zoti Berisha i bëri thirrje Edi Ramë të ndjekë Foltoren sepse është punë burrash dhe gra të lira dhe punë pengjesh.
Berisha: “Të dashur demokratë dhe demokrate të pranishëm në këtë foltore. Para së gjithash dua të përulem me nderimin më të madh para demokratëve dhe demokrateve të Kukësit, Hasit, Tropojës, qytetarëve të këtyre trevave të cilët sot dhe në histori kanë qëndruar si viganë në anën e drejtë të saj, kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve.
Ta kthejnë PD në parti të fitores së sigurt në Shqipëri. Në emër tuaj do t’i them zoografit Bis, Edi Ramës ndiqe këtë Foltore, kjo është punë burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh.”
Berisha nuk i ndahet Bashës, kërkon falje për mbështetjen që i ka dhënë: PD u rrudh, kemi një lider peng
Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kukësi u ka kërkuar sërish falje qytetarëve për mbështetjen që i ka dhënë Kryedemokratit Lulzim Basha.
Në fjalën që ka mbajtur në takimin me simpatizantët demokratë shprehet se gjatë viteve që Basha ishte në krye të PD, kjo forcë politike duhe të shndërrohej në lokomotivë të fuqishme, por që sipas Berishës ka ndodhur e kundërta.
Berisha: Ju siguroj se një nga qëllimet më kryesore do të jetë hapja e kësaj partie ndaj vlerave të mëdha intelektuale, diasporës dhe emigracionit kudo që janë. Do ju kërkoj ndjesë se kam përgjegjësinë time për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu që nuk i qëndroj në asgjë, në parime, në statut, në forume dhe qëllime kësaj force politike. Në vend që PD të shndërrohej në lokomotive të fuqishme u rrudhë, ndaj dhe përthithja e vlerave të reja do të jetë objektivi kësaj force. Tani kemi një lider peng, që për shkak të tij nuk shkuam në fitore.
Berisha në Kukës, mbështetësi: Nën emrin tënd kemi korrur vetëm fitore, të dalim në shesh të përmbysim Ramën
Zoti Berisha i dha mikrofonin mbështetësve të tij në Kukës ku u zhvendos ‘Foltorja’ ditën e sotme.
Një prej mbështetësve u shpreh se nën emrin dhe udhëheqjen e Berishës, demokratët kanë njohur vetëm fitore. Ai bëri thirrje për bashkim me qëllim përmbysjen e regjimit të Edi Ramës.
Demokrati: “Nën emrin tënd, nën slloganin e Partisë Demokratike kemi korrur gjithmonë fitore dhe integrim. I ftoj të gjithë ata që nuk janë këtu, që janë pjesë e PD-së ta mbështetin Foltoren sepse është diçka që do na bashkojë, më të fortë dhe më të hapur me njëri-tjetrin. Nuk kemi kohë të merremi me gabime, por gabimi më i madh është që qeverinë e Ramës ta lëmë edhe 1 minutë të qeverisë kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Doktor sa më shpejt të dalim ën shesh dhe ta rrëzojmë këtë qeveri. Të gjithë janë me ne.”
Berisha: “Si kushtrim vjen kjo nga çdo shqiptar. Duan protestën, duan fitoren. Nuk mund të pranojnë kurrë karrigen mbi krimin të kreut të Meduzës Edvin Ramës që është një rrezik i madh kombëtar, një rrezik i madh për Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.”
Berisha: Rama në 2013 më tha nuk futem në zgjedhje nëse voton diaspora, kanë frikë nga ju
Nga Kukësi ish-kryeministri Berisha në “Foltoren” e PD-së u shpreh se në vitin 2013 Rama deklaroi se nuk futet në zgjedhje nëse Berisha lejonte që të votonte emigracioni dhe diaspora.
Ai tha se në këto zgjedhje ka bërë gjithçka për këtë gjë, por deklaroi se zgjedhjet e ardhshme vota e diasporës është e garantuar.
Berisha: Cila është e vërteta e qëndrimeve politike për votën e emigrantëve dhe diasporës? Në vitin 2013 deklaroi se nuk futet në zgjedhje nëse unë lejoja që të votonte emigracioni dhe diaspora. U detyrova sepse mosfutja e tij në zgjedhje krijonte një probleme të madh për vendin. Në vitet e tjera në çdo prag zgjedhjesh kam kërkuar nga drejtuesit e PD-së që të bëjnë gjithçka për votuesit e diasporës.
Në këto zgjedhje kam bërë gjithçka për këtë gjë, por ju deklaroj se zgjedhjet e ardhshme vota juaj është e garantuar, pa asnjë diskutim. Ne jemi të vetmit në Evropë që nuk i lejojmë emigrantët të vetojnë. Kanë frikë nga vota juaj.