Tiranë, 21 mars 2022 – Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike.
Por, në postimin e tij në Facebook, Berisha nuk është marrë fare me dorëheqjen e Bashës. Ai është marrë me të ardhmen e PD-së.
Berisha ka theksuar se ”vota e lirë” dhe “njohja e kontributit të gjithësecilit” shpien në bashkimin e demokratëve dhe në fitoren e PD-së
Postimi i plotë i Berishës:
Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb
(r. m.)
Kontributet jane te ndrysheme,disa kane dhene kontribute shume te mira,pozitive dhe kane shtyje proceset perpara,Ka te tjeter, si kudo edhe ne Shqiperi, qe kane dhene kontribute shume te liga,negative dhe kane penguar zhivillimin e proceseve deokratike.Zakonisht keto kane ndodhur ne vendet ne trazicion,si Shqiperia,ne demokratiazimin e vendit vrapuan edhe ish-komunistet te dankosur ne kohen e monizmit, Madje, disa nga ata arriten te kapin majat e “demokracise” dhe gjate ngelen ne pushtet, jo per te qeverisur,po me shume per tu pasuara dhe per te ikur nga pergjegjesia e se kaluares.