Berlini lejon larjen topless në pishinat publike

Berlin, 14 mars 2023 – Të gjithë njerëzit e të dyja gjinive do të mund të lahen topless në pishinat publike të Berlinit, raporton dpa.

Një zëdhënës i operatorit të pishinave publike të Berlinit njoftoi se në pishinat publike të kryeqytetit, tash e tutje, nuk do të detyrihen të lahen me sutjena ata që dëshirojnë.

Në dhjetor të vitit të kaluar stafi i një pishine në Berlin i kërkoi një gruaje 33-vjeçare të mbulonte gjoksin. Ajo refuzoi, prandaj u përjashtua nga pishina.

33-vjeçarja paraqiti ankesë për këtë, duke u thirrur në ligjin kundër diskriminimit.

Ky rast tërhoqi vëmendjen e publikut në Gjermani, ku grave zakonisht nuk u lejohet të lahen me gjoks të zbuluar.

(r.m.)