Bërnabiq nuk beson se Rama ka hequr dorë nga “Ballkani i hapur”

Beograd, 16 korrik 2023 – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk beson se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hequr dorë nga nisma rajonale “Ballkani i hapur”

“Nuk besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ështëë kundër nismën ‘Ballkani i hapur’, avarësisht nga deklaratat e caktuara të tij”, ka deklaruar ajo.

Bërnabiq ka thënë se ende beson se kjo nismë “ka ardhmëri të ndritshme”.

“Pra besoj se ee ardhmja e kësaj nisme është e ndritshme dhe e sigurtë”, ka shtuar ajo.

Madje, ajo ka shprehur bindjen se projekteve që do të realizohen në kuuadër të kësaj nisme do t’u bashkangjiten edhe vendet tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kroacinë dhe Greqinë, të cilat janë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Kur keni projekte të mira bashkohen edhe vendet tjera, jo gjithë nismës por  atyre projekteve”, është shprehur ajo.

Kryeministrja e Serbisë i ka bërë këto komente në hajen solemne të pikës së pagesës elektronike të tarifës rrugore të autostradës, në vendkalimin kuftar mes Serbisë e Maqedonisë së Veriut, pranë Preshevës.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është shprehur optimist për tëarrdhmen e “Ballkanit të hapur”.

“E arshmja e Ballkanit të hapur është e ndritshme. Një ditë të gjithë do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, në ndonjë solemnitet si ky i sotmi”,  ka  thënë Kovaçevski. 

(r.m.)