Biden e Von der Leyen biseduan edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Uashington, 11 mars 2023 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në takimin e zhvilluar të premten në Shtëpinë e Bardhë, ndër të tjera, kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në konferencë për media pas takimit, zonja Von der Leyen tha se në takim kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“E kemi prekur këtë temë shkurt… Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.  Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë të të dy palëve”, tha ajo, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me këtë temë.

Zonja Von der Leyen e vlerësoi të mirë marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim mes Kosovës e Serbisë dhe planin  planin për zbatimin e saj. Ajo theksoi se një plan i mirë është në tavolinë dhe se shpreson se të dyja palët do të jenë konstruktive.

“Është një plan i mirë në tavolinë. Ne presim dhe shpresojmë që dy palët të jenë konstruktive”, tha ajo.

Pjesën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi mund ta ndiqni nga minuta e 05:36.

(r.m.)