Biden uron Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë: SHBA mbështet përpjekjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, si hap drejt njohjes së ndërsjellë

Prishtinë, 16 shkurt 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar ga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, një telegram urimi për 16-vjetorin e Pavarësisë.

Në urim, Presidentin Biden konfirmon se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova “ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues”.

Biden thekson se SHBA-ja i mbështet përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbinë, të cilën e konsideron hap të rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë të tyre. Njëkohësisht, i bën thirrje udhëqheqjes së Kosovës t’i përmbushë obligimet e veta dhe t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Biden thotë se pret që gjatë këtij viti të vazhdojë bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-në për rritjen ekonomike, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e sundimit të ligjit.

Ai thotë se pret gjithashtu që Kosova dhe SHBA-ja të vazhdojunë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Urimi i plotë

E nderuara zonja Presidente,

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës teksa festoni Ditën e Pavarësisë tuaj më 17 shkurt.

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm, të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më të begatë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm Kosovën multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për dialog të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë (përfundimtare).

Krahas rajonit dhe në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.

Gjatë këtij viti mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e sundimit të ligjit. 

Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE.

Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për lirinë – duke përfshirë edhe qëndrimin së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë.

Sinqersiht

Joseoph R. Biden Jr.

Image

(r.m.)