Uashington, 20 janar 2024 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, ka paralajmëruar se ndërprerja eventuale e ndihmës financiare për Ukrainën mund të shpie në fitore të shpejtë të Rusisë në Ukrainë, madje edhe do të krizë të re në Ballkan.
“Nëse ne largohermi Rusia do të jetë në gjendje ta vazhdojë sulmin dhe ta mundë Ukrainën, paramendoni se çfarë do të ndodhë në vendet e Ballkanit?” ka pyetur Biden, në një takim me bashkëpartiakë të tij, të premten.
“Kjo do ta ndryshonte dinamikën”, ka theksuar ai.
HAPPENING NOW:
— Alex Raufoglu (@ralakbar) January 19, 2024
Biden: “If we walk away and Russia is able to sustain their onslaught and bring down Ukraine, what do you think is going to happen in the Balkan counties?
What do you think is going to happen from Poland to Hungary?”
#StandWithUkraine pic.twitter.com/IWSvW2y4ZZ
Në një takim privat me ligjvënës demokratë, Biden dhe këshilltarët e tij më të lartë për çështje të sigurisë kanë kërkuar mbështetjen e iniciativës së Shtëpisë së Bardhë për vazhdimin e përkrahjes për Ukrainën.
Biden është zotuar se Shtëpia e Bardhë do t’i qëndrojë krah Ukrainës “për aq sa të ketë nevojë”. Ai ka theksuar se po qe se SHBA-ja heq dorë nga Ukraina, Rusia mund të triumfojë “për pak javë apo më shumti pak muaj”.
Që nga fillimi i asgresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, SHBA-ja dhe vendet perëndimore i kanë dalë në krah Ukrainës dhe e kanë përforcuar krahun lindor të NATO-s, afër Rusisë. NATO do të zhvillojë së shpejti në vendet afër Rusisë stërvitjen më të madhe ushtarake, me mbi 90 mijë ushtarë.
Ekspertë të çështjes së sigurisë konsiderojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë sjhumë të rrezikuara nga Rusia, për shkak të aleancës së saj me Serbinë, e cila vazhdon të jetë faktor destaboilizues në rajon.
Autoritetet e Kosovës kanë tërhequr vazhdimisht vërejtjen për rrezikun që paraqet prania e ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën.
Vitin e kaluar, Serbia e ngriti shkallën e gatishmërisë luftarake të ushtrisë në nivelin më të lartë dhe grumbulloi forca të mëdha ushtarakle fare pranë kufirit me Kosovë. Beogradi i tërhoqi trupat nga zonat kufitare me Kosovën pas paralajhmërimeve serioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(r.m.)