Veprimtari përkujtimore me rastin e 555 vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit tonë Kombëtar
Nga dr. Sadik Elshani
Shoqata “Bijtë e shqipes” në mjediset e saj organizoi një veprimtari përkujtimore me rastin e 555 vjetorit të ndarjes fizike nga kjo botë të Kryezotit të Arbërisë, Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot – Skenderbeut (6 maj 1405 – 17 janar 1468). Kjo nuk është hera e parë që shoqata jonë e kujton e nderon këtë figurë më madhështore të kombit tonë. Një veprimtari madhështore është organizuar edhe me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së tij. Por, jo vetëm në përvjetorë të tillë të plotë duhet kujtuar kryetrimi yne – ai duhet të kujtohet në çdo çast, sepse ajo periudhe njezetepesëvjeçare është periudha më e ndritur e historisë së popullit tonë. Wshtë periudha e fitoreve mbi një ushtri më të madhe, më të pajisur e më të fuqishme, siç ishte atëherë ushtria e Perandorisë Otomane. Ishte periudha e diplomacisë intensive, aleancave me fuqitë Perëndimore. Skenderbeu simbolizon bashkimin kombëtar, qëndresën, synimet e popullit tonë për liri e pavarësi. Gjuha shqipe, flamuri Kuq e Zi, Skenderbeu, përbëjnë trekëndshin e barabartë kombëtar, ADN-në e kombit tone.
Referatin kryesor të kësaj veprimtarie, me titull: “Roli jetik i Skenderbeut në historinë tonë”, e mbajti z. llazar Vero, i cili i bëri një përshkrim të hollësishëm figurës shumëdimensionale të Skenderbeut dhe periudhës së tij të lavdishme. Ai theksoi se Skenderbeu nuk ishte vetëm trim e mjeshtër i shpatës, por ai ishte edhe burrështeti guximtar e largpamës, strateg ushtarak gjenial e i pashoq, diplomat i shkëlqyer, duke u bërë mbrojtës i krishtërimit e qytetërimit europian. “Nuk ȅshtȅ e vȅshtirȅ tȅ flasȅsh pȅr kȅtȅ shqiptar tȅ madh, pȅr kȅtȅ gjeneral tȅ shquar, pȅr kȅtȅ figurȅ shumȅplaneshe tȅ historisȅ sonȅ, qȅ nȅ fund tȅ fundit i dha emrin e vet kohȅs qȅ jetoi dhe qȅ kaloi pesȅ shekuj e gjysȅm pa u harruar dhe vjen nȅ ditȅt tona kaq i ri, i fuqishȅm, pȅrsȅri pȅr tȅ na bashkuar dhe pȅr tȅ çuar nȅ vend amanetin e Shqipȅrisȅ zonjȅ dhe tȅ respektuar midis popujve tȅ tjerë të botës” – vazhdoi z. Vero në fjalën e tij. Pastaj ai foli për rolin e figurës së Skenderbeut në ngritjen e ndërgjegjës kombëtare gjatë periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Z. Vero në fjalën e tij u përqendrua në trashëgimin historike që Skenderbeu ka lënë në kujtesën kolektive të popullit tonë: “Por ajo qȅ ngre mȅ shumȅ peshȅ ȅshtȅ se ai injektoi tek shqiptarȅt njȅ ide tȅ re, idenȅ se bashkimi ȅshtȅ forcȅ, ȅshtȅ mȅnçuri dhe drejtȅsi, ȅshtȅ fitore. Pȅr 25 vite ai thyeu mitin e pathyeshmȅrisȅ sȅ ushtrisȅ otomane dhe rrȅnjosi ne zemrȅn e njerzve tȅ thjeshtȅ besimin dhe dashurinȅ pȅr tokȅn e tȅ parȅve tȅ tyre, dashurinȅ lirinȅ dhe gatishmȅrinȅ pȅr sakrificȅ tȅ bashkȅvendasve tȅ tij.
Pikȅrisht nȅ kȅtȅ pikȅ dua tȅ ndalem paksa mȅ shumȅ, qȅ e permbledhur shkurt po e quajmȅ trashȅgimia historike e Gjergj Kastriot Skȅnderbeut. Ajo ȅshtȅ e trashȅguar nȅ shumȅ rrugȅ dhe menyra, nȅ kujtesȅn e popullit me kȅngȅt dhe tregimet pȅr heroin e madh, nȅ veprat e autorȅve shqiptarȅ dhe mȅ shumȅ tȅ huaj nga e gjithe bota, nȅ skulptura dhe piktura tȅ autorȅve shqiptarȅ dhe tȅ huaj, deri dhe nȅ opera, simfoni, kȅngȅ klasike dhe muze nȅ Shqipȅri dhe jashtȅ saj”. Shumë sheshe, rrugë e institucione në trojet shqiptare dhe në disa vende të botës kanë marrë emrin e Skenderbeut, prandaj edhe ne në Philadelphia duhet të bëjmë përpjekje që të emërojmë një rrugë të Philadelphias dhe t’ia ngremë një përmendore Skenderbeut, e përfundoi fjalën e tij z. Vero.
Ndërsa z. Vlashi Fili kishte përgatitur materialin me titull: “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1405 – 1468) – disa cilësi dhe vlerësime për të. Në këtë material z. Fili kishte sjellur disa thënie e vlerësime të figurave botërore që i kanë bërë Skenderbeut: shkrimtarë, poetë, gjeneralë, filozofë, etj. Po japim këtu vetëm disa vlerësime. Wshtë e njohur thënia e iluministit e filozofit francez, Volter, për Skenderbeun si strateg ushtarak: “Sikur perandorët bizantinë të kishin qenë Skenderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”. Kurse historiani i njohur danez me origjinë norvegjeze, Baroni Ludvig Holberg (1684 – 1754) ka shkruar kështu për Skënderbeun: “…Mund të thuhet për këtë burrë se ai ishte heroi më i madh në histori dhe askush as në historin e vjetër dhe as në atë të re, nuk mund të krahasohet me të. Pasi asgjë nuk është më madhështore se sa të shohësh një princ me një grusht njerëzish, të drejtojë luftënkundër dy monarkëve nga të cilët Persia, Egjipti dhe e gjithe Europa u dridhën dhe u tmeruan. Ai shkatëroi plotësisht 20 ushtri të fuqishme. Shumicën e komanndantëve dhe luftëtarëve që e sfiduan atë i vrau me dorën e vet”. Z. fili e lexoi edhe një poezi të tijën kushtuar Skenderbeut, me titull: “Krahu dhe shpata”.
Zoti Sadik Elshani, njëherësh edhe shkruesi i këtyre radhëve, foli për rolin e figurës së Skenderbeut në historinë tonë kombëtare dhe rolin e tij për mbijetesën e kombit tonë dhe u ndal pak më gjatë në festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut në Kosovë, sepse kjo ishte nje ngjarje kyçe ne historinë e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë e pavarësisë: “Edhe zgjimi, ringjallja atdhetare e shqiptarëve të Kosovës lidhet me emrin e Skenderbeut. Ishte pikërisht manifestimi madhështor i shënimit të 500 vjetorit të vdekjes së Skendrbeut në Kosovë që i dha hov lëvizjes për liri e pavarësi. Keto ngjarje po ndodhnin vetëm dy vite pas rënjes së Rankoviqit, ministrit famëkeq të Punëve të Brëndshme të Jugosllavisë. Atë vit mori hov edhe botimi i një vargu të veprave letrare e historike, ndër të tjera: “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut” e Nolit, “Bashkëluftëtarët e Skenderbeut” e Ali Hashorvës. Këto libra dhe shumë të tjera ngjallnin ndjenjat, krenarinë kombëtare që kulmuan me demonstratat e studentëve ne Prishtinë në nëntor të viti 1968. Dhe 40 vite më vonë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur. Të gjitha rrjedhat, ngjarjet historike që kanë ndodhur më vonë, burimin e kanë te ajo periudhë e lavdishme, te bëmat e Skenderbeut. Skendrbeu ishte oksigjeni që e mbajti gjallë frymemarrjen e një populli që po lëngonte nën pushtimin shumëshekullor Otoman, e mbajti gjallë shpirtin, shpresën, ëndrrën e popullit tonë për liri e pavarësi”.
Ne muajin janar kanë lindur edhe disa figura të njohura të historisë e kulturës sonë kombëtare, prandaj z. Elshani e shfrytëzoi rastin që në këtë veprimtari të nderoheshin edhe këto figura me një poezi te tijën, titulluar: “Janari i Shqipërisë”:
Muaji i ftoftë, muaji janar
Burra të mëdhenj i dha kombit shqiptar
Lindi Ismail Qemal e Isa Boletin
Që në Vlorë bënë Shqipërinë
Ngrenë Flamurine Skenderbeut
Shpallën Pavarësinë e Mëmëdheut
Muaj i bekuar edhe në letërsi
Lindi dy pena si flori
Lindi Nol e Kadare
Letërsinë n’qiell e kanë ngre
Vepra e tyre sa e vlerë
Kombit tonë i ben nder
Një ditë janari të historisë
Skenderbeu, Kryezoti i Arbërisë
Kalorësi i përhershëm i lirisë
Me kurorën e lavdisë
Kaloi në botën e përjetësisë
Gjithmonë në zemrat e shqiptarisë!
(Ismail Qemali lindi më 16 janar 1844; Isa Boletini lindi më 15 janar 1864 dhe u vra më 24 janar të vitit 1916; Fan Noli lindi më 6 janar 1882; Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936; Më 17 janar 1468, Skenderbeu u nda nga kjo botë për të kaluar në botën e lavdisë së përjetshme).
Në vazhdim të kësaj veprimtarie u lexuan pjesë të fjalimit të fundit të Skenderbeut para shqiptarëve, botuar nga Aurenc Bepja, si dhe u shfaq një dokumentar në gjuhën angleze për jetën dhe bëmat e Skenderbeut. Si zakonisht, veprimtaria u mbyll me koktejin tonë tradicional: “Bukë e kripë e zemër”. Edhe gjate koktejit vazhdoi biseda për Skenderbeun, kohën e tij dhe kohën e tanishme. Edhe sot shqiptarët duhet t’i drejtojnë sytë kah Skenderbeu dhe Rilindja jonë Kombëtare: bashkim kombëtar, shtet të qëndrueshëm me institucione funksionale demokratike, aleanca të forta Veriore – Atlantike. Nuk ka shembull në historinë e kombeve të tjera (me ndonjë përjashtim të rrallë) që një figurë si Skenderbeu që ka 555 vite që nuk është në këëtë botë e të jetë mjaft i pranishëm edhe sot në jetën tonë të përditshme. Skenderbeu më tepër se një emër, një njeri, është një vizion, është një epokë, është mbijetesa e një kombi. Skenderbeu nuk simbolizon vetëm forcën e muskujve, por edhe mencurinë, zgjarësinë, urtësinë, intelektin.
Lavdi e përjetshme për kryetrimin e shqiptarëvë!
Philadelphia, më 21 janar 2023
Sadik Elshani është anëtar i kryesisë dhe ish-kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes”.