“Bijtë e Shqipes” rindërtojnë shkollën historike 300-vjeçare, për qëndër të komunitetit shqiptar

Artur Vrekaj

Ndërtesa e gurtë e Bijve të Shqipes sot, ose tashmë kështjella e Shqiptarëve të Filadelfias (Philadelphia-s) ka një traditë 300-vjeçare.

Më 14 Shtator 2016, u miratua nga komiteti i historisë së qytetit të Filadelfias propozimi për të vlerësuar si vënd historik ndërtesën e Lower Dublin Academy, -shkruan Joseph J. Menkevich, i pasionuar pas kërkimeve historike.

Ishte një punë e vërtetë shkencore që Menkevich së bashku me njëmbëdhjetëë bashkëpunëtorët e tij bënë për të gjithë kronologjinë historike të tokës dhe njerëzve të shquar të Filadelfias që ngritën këtë ndërtesë dhe i dhanë jetë me të ardhme të sigurtë përmbi 200 vjet pjesës verilindore të qytetit.

Joseph Menkevich, historian i qytetit e vizitoi ndërtesën e LDA në qershor 2006 me dy pikësynime – për ta ruajtur si pjesë të trashëgimisë historike të qytetit dhe si mundësi për zhvillim biznesi.

Pas një muaji zjarri e pushtoi nga brënda ndërtesën duke i shkaktuar dëme të mëdha strukturës së drunjtë e deri një pjesë të mirë të çatisë.

Më 2008 Bruce Connor, historian themeloi Friend of Lower Dublin Academy me mision ruajtjen e ndërtesës për vlerën e saj historike. Po këtë vit kjo organizatë bëri të mundur me përpjekjet e saj që qyteti i Filadelfias ta shkruajë Lower Dublin Academy në listën e objekteve në rrezik.

Jason Sherman, filmbërës themeloi Kings Highway Foundation të mbledhë fonde për të ruajtur ndërtesën e shkollës historike.

Thomas Holme, surveyor i William Penn, ishte pronar i truallit në të cilën u ngrit ndërtesa e Lower Dublin Academy. Kjo tokë ju dha Thomas Holme si pjesë e shpërblimit për punën që bëri si survejor general dhe për zhvillimin e planit të shtrirjes së qytetit të Filadelfias dhe territore të tjera të Pensilvanisë.

Më 1723 një acre e gjysmë ( një çerek acre nga të gjithë fëmijët trashëgues) nga toka që patën trashëguesit Crispin, nga vajza e tij Hester Holme martuar me djalin e komisionerit Crispin i cili vdiq papritur pa mbërritur të fillonte punë në koloninë e re të Pensilvanisë, sipas testamentit të Holme u caktua të jetë truall për shkollë. Në këtë kohë ndërtohet edhe shkolla e parë me mure druri si pjesë e testamentit të komisionerit të Pensilvanisë Thomas Holme.

Më 1793 Trustes of LDA u themelua dhe mori drejtimin e shkollës që mbaroi së ndërtuari më 1803.

Edward Duffield së bashku me dymbëdhjetë veteranë të Luftës Revolucionare mblodhi fonde për të ngritur ndërtesën nëpërmjetë një llotarie publike të miratuar nga guvernatori i shtetit të Pensilvanisë.

Samuel C. Willits ishte anëtar i bordit të akademisë, njëkohësisht edhe historiani i saj. Ai shkroi më 1890 History of Lower Dublin Academy, një material 450 faqe në dorëshkrim për historinë e kësaj akademie. Në nderim të tij rruga kryesore e kësaj ndërtese historike mban emrin e tij Willits Road.

Më 23 Korrik 2018 shoqata Bijtë e shqipes bleu ndërtesën historike të Lower Dublin Academy, shkolla e parë e pjesës verilindore të qytetit të Filadelfias.

Pas një pune të palodhur gjashtëvjeçare të të gjithë organizatës Bijtë e Shqipes, të bizneseve Shqiptare dhe qytetit të Filadelfias për rindërtimin e përgjithshëm të ndërtesës duke ruajtur arkitekturën e trashëguar Bijtë e Shqipes më 13 Tetor 2024 festojnë se kanë hedhur në hartën e Amerikës, institucionin e tyre, vatrën e tyre në shërbim të Identitetit dhe komunitetit.

Kë merr malli për Shqipërinë vizitoni Bijtë e Shqipes dhe Shqiponja dykrenare do të çelë për këdo Shqiptar portën e hyrjes si në shtëpinë Tuaj!

Mbarësi në punën Tuaj Bijtë e Shqipes!Shqiptarët e Amerikës janë krenarë me Ju!

Artur Vrekaj,

12 Tetor 2024

Comment

*