BIJTË E SHQIPES – TË VLERESUAR E DERË HAPUR GJITHMONË

Nga Tajar DOMI

Këto ditë znj. Valentina Haliti, Kryetare e Keshillit të Qarkut Dibër, zhvilloi një vizitë pranë Shoqates Mbarëshqiptare “Bijte e Shqipes” në Filadelfia të SHBA- së. Kjo vizitë e znj. Haliti, zhvillohet rreth gjashtë muaj pas asaj të z. Abdulla Domi si Kryetar i Qarkut Kukës, dhe duket si nje shtim i vëmendjes të institucioneve vendore në vendlindje, për bashkatdhetarët e tyre në Diasporë, e më konkretisht në Amerikë. Me këto vizita të përfaqësuesve të këtij niveli, të cilat na frymëzojnë e janë të mirpritura të shtohen edhe nga qarqet e tjera, ne emigrantët ndjehemi jo më si të huaj në vendin tonë, por si pjesë e rrethit të dikurshëm të atyre njerëzve me të cilët kemi qenë rreth familjar, komshinj, miq e bashkë qytetar të mirë dhe kemi ndarë çdo të mirë apo të keqe së bashku. Pra kjo është ndjesia e dy anëshme që na krijohet nga këto vizita, dhe që u pa dukshëm edhe gjatë kësaj me znj. Haliti. Këto pra shtojnë dashurinë, krenarinë tonë, dëshirën për të qenë bashkë, për të vlerësuar e ndihmuar njëri tjetrin duke shtuar edhe ditët e bukura e të lumtura për secilin. Ne jemi këtu në Amerike, si nevojë për të ndërtuar një jetë me të mirë me familjet tona, por nuk jemi këtu vetëm për të mbushur xhepat e të harrojmë gjithçka nga vijmë, me trashëgimine e gjuhës, kulturës e historisë tone kombëtare. Nëse veprojmë vetëm kështu, nesër nipat e stërnipat tanë do të jenë pa atdheun e të parëve te tyre. Varfëria me e madhe është të mos jesh i kërkuar, i dashur nga të tjerët …E që të mos jesh i tillë duhet ti vlesh nje grupi gjithmonë e më të zgjeruar shoqeror, kudo, atje në vendin ku ke lindur por edhe atje ku fati e nevoja të kanë detyruar të jesh.

Këtu në Filadelfia, tashmë shoqata “Bijtë e Shqipes” është bëre një emër i njohur nëpërmjet punës së madhe me shkollën shqipe, përçimin e historisë e kulturës shqiptare në komunitet dhe mbajtjen bashkë te tij. Ajo është vlerësuar “Ambasador i Kombit” nga qeveria shqiptare por edhe nga si motrat e saj të shtrira në shumë vende të botës ka marrë vlerësim e respekt të vecantë. Këtu të gjithë punojnë pa interesa, pa brryla e smirë, pa shpërblim dhe vetëm duke kontribuar me dijet, apo fuqinë financiare, për krenarinë kombëtare. Kanë drejtuar gjatë 21 viteve shoqatën, intelektual e njerëz me integritet. Secili ka vendos diçka me punën e tij, në jetën e kësaj shoqate. Kryetari i 7-të është zgjedhur para një muaj, por të gjithë vazhdojnë të kontribojnë me emrin e punën e tyre. Para dy ditësh u nda nga jeta dhe u percoll me nderime të mëdha nga bashkatdhetarët e shumtë, patrioti vlonjat Beniamin Risilia, familja e të cilit para 20 vitesh dhuroi $64 mijë me të cilët u ble ndertesa që u shëndrrua në Shtëpi të Shqiptarit e shkollë shqipe gjatë gjithë këtyre viteve. Para katër vitesh u ble ndërtesa tjetër historike, me kontributin e rreth 600 familjeve shqiptare e cila po bëhet më e bukur e më funksionale si Qendër e komunitetit dhe Shkolle Shqipe me fuqinë e biznesit shqiptar këtu. E gjithë kjo punë sigurisht është bëre e bëhet edhe me njerëz që motivojnë, udhëheqin me

angazhimin e aftësitë e tyre, shpenzojnë kohë e derdhin djersë për atë që kanë marrë përsipër të bëjnë. Një pjesë e këtyre arritjeve të intelektualeve në diasporē, nuk i kanë shpëtuar edhe vëmendjes të drejtuesve lokal në Shqipëri, të cilët kanē vlerësuar me plot të drejtë bashkë qytetar të tyre, për vlerat që kanë përcjelle me punën e devotshmerinë gjatë jetës, si në vendlindje ashtu edhe në emigrim. Të tillë kemi vlerësimet nga Bashkia Kucove për z. Vlashi Fili, nga Qarku Kukës për z. Hys Hasa e z. Hamdi Gjana si dhe për vete Shoqaten “Bijte e Shqipes” si Nderi i Qarkut Kukes. Për to, është shkruar dhe janë bëre veprimtari të gjera në qytetet përkatese e këtu të Shtepia e Shqiptarit.

Ndërsa tani ishte radha e Qarkut Dibër, për tu informuar më mirë e për të vendosur për “Bijtë e Shqipes”, e bashkë qytetarë të këtij qarku pranë kësaj shoqate. Këtij qëllimi i shërbeu edhe ftesa për znj. Haliti për të marrë pjesë edhe në disa veprimtari të komunitetit shqiptar këtu në Filadelfia, por edhe në Nju Jork etj. Të tilla ishin ajo e mbylljes të vitit shkollor 2022-2023 tek Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” këtu tek “Bijte e Shqipes”, si dhe veprimtaria e madhe për emërtimin e një

rruge me emrin e Ismail Qemalit në Staten Island të NY. Udhëtoi dhe arriti në Filadelfia, për të

vizituar ketë shoqate emër madhe, por edhe për të takuar bashkë qytetar të saj ketu, si dhe për të dorëzuar disa vlerësime që institucioni i Qarkut Diber ka akorduar. Nënë Tereza thonte: “Ne se ti i gjykon njerezit, ti nuk ke kohë për t’i dashur ata”.

Me datën 2 Qershor 2023 u organizua në ambjentet e shoqatës “Bijtë e Shqipes” një pritje e takim mirëseardhje me pjesëmarrës të këshillit drejtues, anëtar e veprimtar të komunitetit, ku znj. Haliti u njoh nga afër me jetën e sukseset e kësaj pjesë të komunitetit shqiptar në Diasporë. Duke falenderuar për punën e angazhimin e dibranëve veçanërisht të suksesshëm me mbështetjen e kontributin e dhënë për ecurinë e punëve në komunitet, ajo prezantoi përpara pjesëmarrëve CERTIFIKATE MIRENJOHJE për Shoqatën Mbareshqiptare “Bijte e Shqipes” me motivacionin: “…për veprimtarinë e spikatur atdhetare-kulturore dhe punën e palodhur në

ruajtjen e gjuhës, historisë dhe kulturës tonë kombëtare, jashtë atdheut”, dhe për z. Haki Collaku “Për afirmimin e vlerave kulturore e historike kombëtare, veçanërisht të atyre dibrane, në komunitetin shqiptar…”. Ndërsa prezantoi Çertifikatën, “PERSONALITET I QARKUT DIBER”, për z. Tajar Domi (i cili është edhe autor i këtij shkrimi) me motivacionin e mëposhtëm: “Intelektual, kontribues i vazhdueshëm në mbajtjen gjallë të lidhjeve shpirtërore e kulturore të zonës tone me Diasporën”. Ju meritoni shumë me tepër, i drejtohet kryetarit të shoqatës z. Dritan Matraku, për kētë punë të madhe e të shumë anëshme atdhetare që ju bëni me bashkatdhetarët, që si e si të rrisni krenarinë e mbi jetesën kombëtare. Unë sa hyra këtu në këtë sallë, mu duk vetja se jam në Shqipēri, pasi me çfarë po shikoj e dëgjoj unë ju paskëshit ndërtuar një Shqipëri të vogël këtu në Fialadelfia. Ju lumtë dhe meritoni respekt të jashtëzakoshëm për këtë.

Gjatë ditëve të qendrimit të saj këtu, ajo vizitoi me një grup bashkatdhetarësh edhe Odën Dibrane në një koktej të shtruar nga z. Haki Collaku, ku është ekspozuar në minorancë tradita e jeta e trungut të tij familjar dhe jeta e tij në Amerikë, dhe ishte plot emocione.

Tek “Bijte e Shqipes”, cdo vizitor ndjehet si në shtëpi të vet. Kjo sepse, të gjithë e dëshirojnë një takim, një bisedë, një kafe. Dhe këto bëhen me mbështetjen e drejtuesve të shoqatës, që kurrë nuk lodhen për ta shoqëruar e falenderuar vizitorin. Kështu do të ndodhte edhe me kryetaren e qarkut Dibër. Ajo ishte si pjesë e Bijve te Shqipes në Staten Island, në një festim shumë të bukur e me pjesëmarrje masive të shqiptarëve, për emërtimin e rrugës me emrin e Heroit tonë Ismail Qemalit, ku u pa forca e shqiptarëve kur ato bëhen bashkë dhe lartësojne në këtë mënyre kombin e tyre. Të tilla emocione ka përjetuar znj. Haliti edhe në vizitat e zhvilluara në Washington DC e në takimin me ambasadoren znj.Floreta Faber, por edhe në takimet e veçanta me dibranët e shoqatën atdhetare Dibra, të cilët na kanë pritur me kënaqësi në bizneset e tyre apo në kafet e shtruara diku tjetër, si Astrit Daku në NJ, Agim Pira me zonjën e Mustafa (Faje) Trepça me zonjën e tij. Gjithëkund znj. Haliti u ndje e vlerësuar dhe e mirëpritur… Vecanërisht në festimin e mbylljes të vitit shkollor të shkollës Gjuha Jone, ajo ndjeu emocione të vecanta edhe si mësuese në profesion. Kryetari i shoqatës z. Matraku, duke i dorëzuar vlerëmin “ANETARE NDERI” e Shoqatws “Bijtë e Shqipes” Filadelfia, falënderoi znj. Haliti për vizitën e vlerësimet e përcjella këtu për punën tonë e të bashkatdhetarëve dibranë që janë po aq aktiv e në pararojë të punëve. Nuk mund të largohej për në Shqipëri pa bërë një ndalesë për një kafe tek La Fontana, ku profesori Enver Parllaku është barrikadë e përhershme për cdo shqiptar për tu sajdisur shqiptarçe, me dreka e darka vecanërisht për vizitorët.

Darka e shtruar në nder të Kryetares të Qarkut Dibër me dt 7 Qershor, tek lokali i atdhetarit tonë nga Ulqini, Ahmet Zeka me kontribute jo të pakta në çeshtjen kombëtare, do të shënonte edhe fundin e kësaj vizite. Të gjithë pjesëmarrësit dhe drejtues të shoqatës, shprehen respekt, fjalë të sinqerta e shumë dashamirëse që e njohën znj. Valentina gjatë ditëve duke e falenderuar pa masë për ardhjen, vecanërisht qëllimin e objektivin e saj.

E vërteta është se kjo zonjë e nderuar, si njeri, si grua, si intelektuale, por edhe si drejtuese e një institucioni shtetëror vendor në vendlindje, solli një frymë të duhur në diasporë, njohëm reciprokisht shokë e miq të rinj dhe së bashku e ndjemë veten krenar për vlerat që kemi e detyrimin për ti përcjellë të bashkuar këto vlera tek cdo bashkatdhetar, sidomos në brezat pasardhës. Kemi nevojë që njerëz të tillë të jenë midis nesh, herë pas here.

Faleminderit znj. Valentina Haliti.

Filadelfia, më 10 Qershor 2023