Bildt: Serbia e diskualifikoi veten nga procesi i anëtarësimit në BE

Stokholm, 27 shkurt 2022 – Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se Serbia, me qëndrimin e saj kundër sanksioneve ndaj Rusisë, e ka diskualifikuar veten nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Bildt, i cili ka qenë kryeministër i Suedisë nga viti 1991 deri në vitin 1994 dhe ministër i Jashtëm i Suedisë nga viti 2006 deri në vitin 2014, ka thënë se në BE nuk ka vend për shtete anëtare që nuk ndajnë vlerat themelore të BE-së.

“Me këtë qëndrim Serbia de fakto e diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk ka hapësirë për anëtarë të rinj të BE-së që nuk i ndajnë vlerat tona themelore dhe interesat tona”, ka shkruar Bildt në Twitter.

https://twitter.com/carlbildt/status/1497919231329030159?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497919231329030159%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2F313054%2Fbildt-serbia-me-qendrimin-e-saj-diskualifikoi-veten-nga-anetaresimi-ne-be%2F

Carl Bild ishte ministri i parë i jashtëm i një vendi që e vizitoi zyrtarisht Kosovën pas shpalljes së pavarësisë, më 8 mars të vitit 2008.

(r.m.)