Kiev, 14 mars 2022 – Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se bisedimet e delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë që kanë filluar të hënën janë ndërprerë deri të marrën.
Podoljak, i cili e ka cilësuar ndërprerjen si “pauzë teknike” ka thënë se nëngrupet punuese do të abalizojnë formulimet e delegacioneve.
“Bisedimet janë një pauzë teknike deri nesër. Për punë shtesë të nëngrupeve punuese dhe sqarim të disa formulimeve. Negociatat do të vazhdojnë”, ka shkruar Podoljak.
A technical pause has been taken in the negotiations until tomorrow. For additional work in the working subgroups and clarification of individual definitions. Negotiations continue…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022
Në fillim, bisedimet ukraino-ruse janë zhvilluar në takime të drejtpërdrejta në një residence të Bjellorusisë në afërsi të kufirimit me Ukrainën. Tani bisedimet e dy delegacioneve zhvillohen përmes videolinkut.
Më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka cilësuar ato si “bisedime të vështira”.
(r.m.)