Bislimi: As që është pritur ndonjë rezultat nga takimi i sotëm

Bruksel, 15 maj 2023 – Takimi i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, i mbajtur sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Menjëherë pas takimit, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, tha se as që është pritur që në këtë takim të arrrihet ndonjë marrëveshje.

Bislimi tha se në takimin e sotëm është diskutuar për zbatiimin e Marrëveshjes Themelore për normalizim të 27 shkurtit.

“Nuk është dashtë të priten rezultatet sot. Ky takim ka qenë për ta bërë të qartë se ku ndodhet procesi i dialogut dhe se ku duam të shkojmë. Pra, është diskutuar për gjithçka që ka të bëjë me Marrëveshjen e 27 shkurtit”, deklaroi Bislimi, cIton RTK.

Zëvendëskryeministri Bislimi konfirmoi se emisari i Bashkimit Evroppan, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së javës së kaluar, ka sjellë në Prishtinë dhe në Beograd disa dokumente që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e Marrëveshjes Themelore, me zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit dhe për qasjen e tij lidhur me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes, e cila ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Sekuentimi për ne ka qenë pjesë qendrore e takimit. Kemi pasur propozimet tona dhe vërejtjet tona… pala serbe ka thënë: ‘ne na intereson vetëm pjesa e Asociacionit, e pastaj do të flasim për pjesën tjetër’. Mirëpo, nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që sot të diskutohet”, tha Bislimi.

“Në marrëveshjen që arritëm në Ohër thuhet qartë se asnjë nen i saj nuk kushtëzon nenin tjetër dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e njërës apo tjetrës pikë të marrëveshjes. Ky është udhërrëfyesi për ne. Nuk besoj se ka vullnet në BE për të shmangur një dokument që vetë e ka krijuar dhe publikuar”, u shpreh zv.kryeministri Biselimi.

Ai tha se Lajçak e ka korrigjuar një deklaratë të tij lidhur me draftin e statutit të Asociacnit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, Lajçak ka thënë se në deklaratën e publikuar në Facebook ka dalë gabimisht se dratfi i statutit e hartuar nga ekipi menaxhues paraqet pikënisje në bisedimet për këtë temë, ndërsa ëështë dashur të thuhet se “akti i prezantimit duhet të jetë pikënisje, ashtu siç ka thënë edhe pala kosovare”.

Bislimi tha se pala serbe nuk ka dashur të disktohet për asnjë ndryshim të marrëveshjes për Asociacionin, të nënshkruar në  vititn 2015.

“Nga pala serbët kanë thënë se nuk iu intereson as Kushtetuta e Kosovës e as letra e Mogerinit (ish shefes së BE-së), por vetëm ajo që ka që thënë Isa Mustafa, ish kryeministri i Kosovës në vitin 2015”, tha Bislimi.

Sipas tij, situata në pjesën veriore të Kosovës pas zgjedhjeve lokale atje nuk ka qenë fare pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.

“Situata në veri nuk është trajtuar fare. Mirëpo kanë qenë dokumentet të cilat i ka sjellë Lajçak gjatë vizitës së tij në Prishtinë, më 11 maj”, tha ai.

(r.m.)