Prishtinë, 15 shtator 2023 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka qenë pala e vetme që ka pasur një propozim në takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, të enjten.
Bislimi ka thënë se një draft sekuencimi ishte propozuar nga BE-ja më 19 korrik, por ky draft ka modifikime të vogla krahasuar me draftin e mëhershëm.
“BE-ja dhe Serbia nuk prezantuan asgjë, por insistuan në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës. Drafti i fundit i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofroi modifikim sipërfaqësor në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi draft thelbësor e gjithëpërfshirës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
The last EUSR draft for sequencing the implementation of Basic Agrmt. was shared w/🇽🇰 chief negotiator on July 19. It offered a marginal modification compared to the previous draft. On Sept. 14 high level mtg. in Brussels only 🇽🇰 PM presented a substantial & comprehensive draft.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 15, 2023
(r.m.)