Prishtinë, 16 prill 2022 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtori Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen javën e ardhshme, në Bruksel.
Dy kryenegociatorët për dialogun pritet të diskutojnë për marrëveshje të përhershme për targat e automjeteve, pak ditë para skadimit të marrëveshjes së përkohshme të arritur në muajin tetor.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar se kryenegociatorët e dy vendeve do të takohen në Bruksel, me ftesë të emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun kosovë-Serbi, mirosllav Lajçak.
Kryeziu ka thënë se pala kosovare është e gatshme edhe për takimet e nivelit të lartë politik, mirëpo ato duhet kenë agjendë të qartë dhe të jenë përmbajtjesore.
“Takimet thirren dhe organizohen nga ndërmjetësuesi i këtij procesi. Ato megjithatë duhet të jenë të dakorduara paraprakisht, me agjendë të qartë dhe tema përmbajtjesore. Ne në vazhdimësi kemi treguar gatishmëri për takime të tilla”, ka thënë Kryeziu.
(r.m.)