Bislimi e Nagavci do të vizitojnë nesër Luginën e Preshevës

Prishtinë, 4 shtator 2022 – Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, i cili është edhe udhëheqës i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, bashkë me ministrjen e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të shkojnë nesër (e hënë) në vizitë zytare në Luginë të  Preshevës.

Sipas agjendës së publikuar në mediet e Kosovës, ata do të takojnë udhëheqës të pushtetit lokal, liderë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Preshevë dhe në Bujanovc.

Bislimi e Nagavci do të vizitojnë edhe dy shkolla fillore, njërën në Preshevë e tjetrën në Tërnoc.

Kjo është ndër vizitat e rralla të udhëheqësve shtetërorë e politikë të Kosovës në Luginën e Preshevës. Atoritetet e Serbisë kanë refuzuar disa herë kërkesat e ministrave të Kosovës në këtë rajon me shumicë shqiptare.

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 2 milion euro për mbështtjen e projekteve me interes për  qytetarët e Luginës së Preshevës.

Agjenda e vizitës:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar

11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë

15:00 – Drekë pune me liderët politikë të Preshevës

17:30 – Takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në hotel “Rozafa”, Bujanoc.

(r.m.)