Prishtinë, 13 janar 2025 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngakuar me dialogun e Kosovës me Serbinë, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Zyra e Kryeministrit njofon se në takim është diskutuar për partneritetin Kosovë-SHBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, si edhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje dhe për procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në njoftim thuhet se temë e diskutimit kanë qenë edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit dhe pritshmëritë nga këto zgjedhje.
“Zëvendëskryeministri e falënderoi znj. Prattipati për bisedën e sotme dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.
(r.m.)