Uashington, 6 dhjetor 2024 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili gjendet në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur takime me kongresmenin Keith Self dhe me kongresmenin Ritchie Torres.
Zyra e Zëvendëskryeministrit Bislimi njofton se në fokus të takimimit me kongresmenin Self ka qenë konsolidimit ndërkombëtar i Kosovës dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Kosovës në olrganizatat verik-atlantike, veçanërisht në NATO.
Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Aty thuhet se kongresmeni Self ka shprehur shqetësimin për sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës kritike në pjesën veriore të Kosovës.
Zoti Bislimi e ka njoftuar kongresmenin Self me profilin e sulmit dhe ka theksuar se Serbia përbën rrezik për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
Zyra e Zëvendëskryeministrit Bislimi njoftoi se edhe në takimin me kongresmenin Torres është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë si edhe për perspektivën euro-atlantike e Kosovës. Në njoftim thuhet se z. Bislimi e ka cilësuar si faktor kyq për paqen dhe sigurinë në Kosovë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësim në organizatat euro-atlantike, sikdomos në NATO.
Bislimi e ka informuar kongresmenin Torres edhe për sulmin terrorist të një jave më parë në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai ka thënë se ky sulm, i mbështetur nga Beogradi, kishte objektiv shërbimet esenciale për qytetarët e Kosovë.
Në njoftim thuhet swe z. Bislimi e ka njoftuar z. Torres edhe për progresin demokratik dhe për rritjen ekonomike të Kosovës në katër vitet e fundit.
(r.m.)