Bislimi: Kosova do t’i përfitojë 882 milionë euro investime nga reformat e dakorduara me KE-në

Prishtinë, 9 tetor 2024 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian i ka ndarë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor për katër vjetët e ardhshme, prej të cilave Kosova mund t’i përfitojëu 882 milionë euro kur t’i përfundojë reformat e dakorduara me Komisionin Evropian (KE).

Bislimi njoftoi se prej kësaj shume 235 milionë euro do të jepen në formë grantesh, kurse pjesa tjetër do të jetë hua. Ai tha se jo shumë pritet të investohen në dakordim me Komisionin Evropian.

Bislimi njoftoi se po punohet në realizimin e planit që Kosovën e afron pranë inkuadrimit në BE.

“Plan ka për qëllim që vendin tonë ta sjellë më afër Bashkimit Evropian dhe të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave, që të shpejtojmë hyrjen në Bashkim Evropian. Për katër vjetët e ardhshme nga Komisioni Evropian janë ndarë edhe 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova do t’i ketë 882 milionë euro kur i plotësojmë reformat që jemi dakorduar me Komisionin Evropian”, deklaroi ai në një takim me gazetarë.

Bislimi shtoi se në mesin e reformave të dakorduara bëjnë pjesë përforcimi i administratës, organizimi i ministrive të linjës, plotësimi i kornizës ligjore të prokurimit, siguria kibernetike, forcimi i zbatimit të kornizës legjislative, të drejtat e komuniteteve joshumicë”, tha ai.

(r.m.)