Prishtinë, 20 tetor 2022 – Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, ku është riafirmuar edhe një herë partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve mike.
Kabineti i Bislimit njoftoi s në takim është diskutuar mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës ndihmës sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, citohet të ketë thënë Bislmi.
Ai ka thënë se Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, ka theksuar Bislimi.
(r.m.)