Prishtinë, 29 maj 2023 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kryetarët e komunave në veri mund të kryejnë punën e tyre vetëm në ndёrtesat e komunёs.
Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ndërkohë, përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë (SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës) kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës.
Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se ka një pajtim se shtendosja e situatës duhet të ndodhë, por ka shtuar se nuk e di se si do të ndodhë kjo. Ai ka thënë se Kurtit i është sugjeruar që kryetarët e komunave të ushtrojnë përkohësisht përgjegjësitë e tyre jashtë ndërtesave të komunave
“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur (të komunave në veri) të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, ka thënë Hovenier.
(r.m.)