Bislimi: Pas marrëveshjes duhet të vazhdojnë bisedimet intensive për propozimin e BE-së

Bruksel, 23 nëntor 2022 – Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, në cilësinë e kryenegociatorit në bisedimet me Serbinë, ka publikuar në Twiter një njoftim të shkurtër pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Bislimi ka thënë se tani palët duhet të vazhdojnë bisedimet intensive për propozimin e BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, bëri të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë rënë dakord për të hequr dorë secila nga veprime që kanë çuar në tensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës dhe midis dy vendeve dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, shkroi Borrell.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, shkroi Borrell.

Takimi i Bislimit e Petkoviqit që rezultoi me marrëveshje u zhvillua vetëm dy ditë pas takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili përfundoi pa marrëveshje.

Ky takim u mbajt gjatë pezullimit 48 orësh të vendimit për gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia. Pezullimi u bë nga kryeministri Kurti, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(r.m.)