Bislimi: Përmbajtja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, më e rëndësishme se koha e arritjes së saj

Prishtinë, 20 nëntor 2021 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, udhëheqës i delegacionit të Kosovës në negociatat me Serbinë, ka deklaruar se afatet për arritjen e marrëveshjes finale midis Kosovës e Serbisë që janë përmendur nga administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, koincindojnë me mandatin e Qeverisë aktuale të Kosovës.

Por, ai ka thënë se nuk është shumë optimist se marrëveshja do të arrihet gjatë këtij mandati të Qeverisë ‘Kurti’. Madje, ka thënë se palët në dialog sot janë më larg njëra-tjetës se sa kanë qenë përpara dhjetë vjetësh, kurka filluar dialogu.

“Unë nuk mund ta di se do të ketë një marrëveshje (finale) gjatë mandatit të Qeverisë ‘Kurti’, për arsye sepse kjo nuk varet kryekëput nga angazhimi dhe vullneti ynë. Bisedimet dhjetëvjeçare nuk na bëjnë shumë optimist. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve nuk është se ka ka pasur ndonjë përafrim midis Kosovës e Serbisë. Në fakt, mendoj  se na kanë larguar më shumë. Unë  nuk besoj se në vitin 2011 pala serbe do të ngriste tensione për çështjen e targavedhedo të ngriste aeroplanët në kufi me Kosovën, siç ndodhi tashti. Kjo shpie në përfundimin se ne sot jemi më larg se në vitin 2011”, është shprehur Bislimi, në një  intervistë për Telegrafin.

Zëvendës-kryeministri Bislimi e ka vlerësuar më të rëndësishme përmbajtjen e marrëveshjes se sa afatin kohor për miratimin e saj, por edhe ka theksuar se pala kosovare nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshjeje që do të ishte e dëmshme për qytetarët e Kosovës.

“Mendoj se, fillimisht, është e rëndësishme që marrëveshja të jetë e mirë. Afati kohor është i rëndësishëm, por jo më shumë se sa kualiteti i marrëveshjes. Ne nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje që do të jetë e dëmshme për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar ai.

Bislimi ka thënë se tashti ka një pajtim të faktorit ndërkombëtar se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë në qendër njohjen reciproke të dy shteteve.

“Unë mendoj se ka një lloj pajtimi apo konsensusi ndërkombëtar që thelbi i ptoblemit është njohja e Kosovës nga Serbia gjë që e fuqizon argumentin tonë se në qendër të çfarëdo marrëveshjeje gjithëpërfshirëse duhet të jetë njohja reciproke, që do të thotë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, si dhe garancionin për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Bislimika thënë se pala serbe nuk mund ta kushtëzojë procesin e bisedimeve me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç deklaron publikisht.

“Në Bruksel ka një dakordim që temat të futen në axhendën e bisedimeve vetëm me darkordim të dyanshëm… Ne nuk jemi pajtuar që në axhendë të futet edhe tema e Asociacionit, e cila është propozuar nga pala serbe”, ka thënë ai.

“Asnjë raport nuk i kushtëzon bisedimet. Kjo do të thotë se për aq kohë sa nuk ka dakordim bilateral për futjen e një teme në axhendë asnjëra palë nuk mund ta vë këtë si kusht për pjesëmarrje në bisedime”, ka shpjeguar ai.

Bislimi ka thënë gjithashtu se Serbia nuk ka kredibilitet të insisgtojë në zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, derisa vetë nuk i ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara deri tashti në Bruksel.

“Në qoftë se cilado palë refuzon të bisedojë për temat tjera derisa nuk përfshihet në axhendë një temë e caktuar, atëherë kjo konsiderohet si kushtëzim” , ka thënë ai.

Bislimi ka treguar se në takimet e zhvilluara në Bruksel më 16, 17 e 18 nëntor, ndër të tjera, është diskutuar për çështjen e energjisë, për çështjen e targave të automjeve, për personat e pagjetur e personat e zhvendosur me dhunë etj.

Ai i ka cilësuar produktive bisedimet për këto tema, ndërsa është shprehur optimist se brenda tre muajsh mund të arrihet një marrëveshje për integrimin e rrjetit të energjisë elektrike në pjesën veriore të vendit në sistemin energjetik të Kosovës.

“Mendoj që jemi në rrugë të mirëe që, më në fund, edhe rrjeti dhe konsumi i energjisë në veri të jetë pjesë  e sistemit energjetik të Kosovës. Ne ia kemi dorëzuar Bashkimit Evropian planin e veprimeve që do t’i ndërmarrim në tre muajt e ardhshëm”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se plani i përfshin edhe obligimet që duhet t’i ndërmarrë edhe Bashkimi Evropian.

Bislmi ka bërë të ditur se dallimet më të mëdha janë shprehur në bisedimet lidhur me çështjen e përfaqësimit rajonal të Kosovës. Ai ka thënë se marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës me fusnotë po interetohet në mënyra të ndryshme nga organizatat dhe mekanizmat në të cilët merr pjesë Kosova.

“Mendoj se kjo ështe edhe pasojë e mungesës së një interpretimi të qartë nga Bashkimi Evropian, si fascilatitor i marrëveshjes”, ka thënë zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

(r.m.)