Klodian Sota, rezulton të jetë pronari i Kompanisë “Smart Collection”, e cila është një kompani që ushtron aktivitetin e saj në fushën e përbarimit, duke vjelur borxhet dhe detyrimet financiare që kanë bankat e nivelit të dytë.
Kompania në fjalë është hapur në qershor të vitit 2018, ndërsa Klodian Sota, është bërë pronar i saj në datën 22 janar 2020, duke blerë 100 për qind të aksioneve me vlerë 1 milion lekë, tek Honela Deraj.
Duke pasur databazën e të dhënave të pagesave të çdo shqiptari dhe databazën e targave të automjeteve, ky përmbarues financiar arrinte të deduktonte të ardhurat e çdo individi që i shmangej detyrimeve financiare që kishin me bankat e nivelit të dytë.
Sapo ai evidentonte pagesën, menjëherë urdhëronte institucionin ku punonte borxhliu, që ti mbanin një pjesë të rrogës për interes të bankës.
Ndërsa personi tjetër është Endri Ikonomi, që punon pranë kompanisë “Credit 2 All” dhe njëherësh zotëron 30 për qind të kompanisë “Pro 3 Tv”.
Të dhënat e 690 mijë qytetarëve shqiptarë i janë shitur për 20 mijë lekë të reja çdo subjekti që ka shfaqur interes për këto lista. Është ky konkluzioni i prokurorisë në hetimet e zhvilluara për skandalin e publikimit të të dhënave tëp agave, ngjarje për të cilën të paktën 4 persona janë arrestuar tashmë. Të arrestuar janë Klodian Sota, Endri Ikonomi dhe dy specialistët e IT të AKSHI-t, Andi Agaraj, Eni Qirjako.
oranews