Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken pas vendimit të Shqipërisë për të pranuar një grup afganësh, raportoi televizioni Ora News në Tiranë .
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price njoftoi se Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama u konsultuan në lidhje me ofertën e NATO -s bërë Shqipërisë për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë.
“Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona” mbyllet njoftimi nga zëdhënësi i DASH-it.
During his call with Albanian PM @ediramaal yesterday, @SecBlinken expressed deep gratitude to the Albanian people for their generous offer to support Afghans in need. https://t.co/fY9gjGwQYS
— Ned Price (@StateDeptSpox) August 19, 2021
Edhe Sektrtari i Shtetit Antory Blinken me anë të një postimi në Facebook e ka konfirmuar bisedën me kryeministrin Rama dhe e ka falenderuar për mbështetjen.
“Faleminderit @ediramaal për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO,” shkruan Blinken në Twitter.
Thank you to @ediramaal for Albania’s offer to provide safe haven for Afghans in need. Very grateful for the strong partnership between the United States and our NATO Ally.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 19, 2021