Bruksel, 4 mars 2022 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar të premten në Bruksel – para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s – se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare, teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën.
Deklaratat e tij kanë ardhur pasi aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të bashkuar kundër agresionit rus, mirëpo nuk kanë gatishmëri për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.
Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar këtë mbyllje, në mënyrë që të shmangin sulmet ajrore të Rusisë.
Gjuha diplomatike dhe sanksionet financiare të Perëndimit janë ashpërsuar teksa rritet numri i viktimave civile dhe refugjatëve nga pushtimi që ka mbushur një javë.
“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt”, ka thënë Blinken.
“Mirëpo nëse konflikti vjen te ne, ne jemi të gatshëm për të dhe do të mbrojmë secilin inç të territorit të NATO-s”.
(REL)