Tiranë, 15 shkurt 2024 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi sot në Tiranë se e ndieu ngrohtësi në Shqipëri, të cilën e quajti “vend i shqipeve”.
Ai ka vlerësuar Shqipërinë, për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe “energjinë plotngjyrëshe”.
“Mirëdita dhe ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqipeve. Po e ndiej ambientin e ngrohtë jashtë, por po e ndiej edhe ambientin e ngrohtë në këtë dhomë. E ndjeva edhe në dhomat tjera ku isha”, u shpreh ai në një takim që zhvilloi në “Piramidën” e Tiranës me të rinj shqiptarë që kanë studiuar në SHBA.
Blinken tha se transforimi i Piramidës e simbolizon tranformimin e Shqipërisë.
“Kur kjo piramidë u ndërtua para tri dekadash e gjysmë. Ajo e simbolizonte të shkuarën. E përkujton një autokrat që i dërgoi shqiptarët në kampe pune dhe e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës. Në atë kohë, e vetmja mundësi e marrëdhënieve mes vendeve tona ishte ndoshta një zë që ju e dëgjonit fshehtazi përmes radios, tek Zëri i Amerikës, ose ndoshta përmes një kanaçje Coca-Cola të futur kontrabandë në vend, për ditëlindje .Sot shihni përreth! Ky vend është i mbushur me dritë. Është i mbushur me aktivitet. Këtu ka kafene, klasa mësimi dhe inkubatorë teknologjie. Nuk është më një relikt i së shkuarës. Është një simbol i fuqishëm i gjallë i së tashmes dhe së ardhmes”, u shpreh ai.
Blinken foli për suksese të shqiptarëve në Amerikë e në vende të tjera të botës. Ndër të tjerë, ai veçoi Dua Lipën dhe Mira Muratin.
“Ju po shihni edhe lidhjet e fuqishme mes dy vendeve tona. Amerikanë të rinj, por jo edhe shumë të rinj, po kërcejnë me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open IA është shqiptare. Në New York një nga restorantet më të mirë është i një shqiptari. Këto nuk janë rastësi, por janë shenja që tregojnë për kapërcimin e Shqipërisë në botën e re”, u shpreh ai.
Blinken tha këto janë dëshmo të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri, të cilat janë bërë në masë të madhe edhe falë kontributit të të rinjve.
“Kalimi i Shqipërisë nga izolimi tek hapja, nuk u bë sa hap e mbyll sytë. Të gjithë e dimë këtë. Shumë pak gjëra në jetë janë kaq të thjeshta. Të rinjtë, të rinj si ju, e sollën ndryshimin. Të rinjtë kanë rol thelbësor në transformimin e Shqipërisë dhe në të ardhmen e Shqipërisë”, tha Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas përfundimit të vizitës në Tiranë, veçoi pikërisht takimin e tij me të rinj dhe nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit për shkëmbimet akademike midis SHBA-së e Shqipërisë.
Në një postim në platformën X, Blinken shkroi se të rinjtë e diplomuar në SHBA “po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”.
“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit, si ProgramI ‘Fulbright’, janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot u takova me të diplomuarit, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe prosperuese”, shkroi ai.
Our people are our greatest strength and exchange programs like @FulbrightPrgrm are an investment in addressing our toughest global challenges. Today, I got to meet with Albanian exchange alumni who are working to build a more democratic, peaceful, and prosperous world. pic.twitter.com/2WZGKJQCMz
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 15, 2024
(r.m.)