Athinë, 21 shkurt 2021 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje Greqisë dhe Turqisë që të shmangin veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet midis tyre dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog.
Blinken arriti për një vizitë dy ditore në Greqi, pas vizitës që bëri në Turqi.
Dy aleatët e NATO-s kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si të drejtat për kërkimin e naftës dhe gazit në Egje, hapësirën ajrore dhe ishullin e Qiprons të ndarë në vija etnike.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi sot aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, të zbusin retorikën kundër njëra tjetrës, ndërsa zgjedhjet kombëtare në të dyja vendet po afrojnë.
Thirrja e zotit Blinken vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar unitetin në aleancën transatlantike, ndërsa po afrohet përvjetori i parë i sulmit rus kundër Ukrainës.
Sekretari Blinken u takua me udhëheqësit grekë në Athinë pas një ndalese në Turqi, ku ai vizitoi rajonet më të goditura nga tërmeti vdekjeprurës.
“Është thellësisht në interesin tonë dhe besoj edhe në interesin e Greqisë dhe Turqisë, që të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrveshjet e vjetra, përmes dialogut, diplomacisë dhe në mënyrë paqësore, duke mos ndëmarrë asnjë veprim të njëanshëm. Çdo retorikë e ngarkuar do t’i bënte gjërat më të vështira dhe më sfiduese”, tha ai.
Zyrtarët në Greqi dhe Turqi u shprehën të gatshëm të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e vjetra mbi kufijtë detarë në Mesdheun lindor, pas tërmetit shkatërrues, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve në Turqi dhe Siri.
Për shumë vite, dy vendet fqinje kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë kufijtë e Detit Egje dhe hapësirës ajrore, të drejtat e kërkimit për naftë dhe gaz dhe ishullin e ndarë të Qipros.
Por marrëdhëniet mes tyre u përmirësuan së fundmi kur Greqia dërgoi ndihma dhe ekipe të shpëtimit për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit vdekjeprurës.
Zoti Blinken tha se shpreson se situata e krijuar do të sjell një mundësi për rikthimin e të dyja palëve në diplomaci.
Greqia pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare në prill, ndërsa Turqia zgjedhjet e përgjithshme në qershor.
“Të dyja vendet po shkojnë drejt zgjedhjeve. Kjo sigurisht ndonjëherë nxit përfshirjen në një retorikë që mund të krijojë më shumë probleme”, paralajmëroi zoti Blinken.
Raundi i fundit i bisedimeve midis dy vendeve u zhvillua në Uashington më 2021.
Në konferencën e tij në Athinë zoti Blinken u pyet edhe nëse Shtetet e Bashkuara do ta dekurajojnë Izraelin nga ndërmarrja e veprimeve ushtarake që kanë për synim të parandalojnë Iranin të prodhojë armë bërthamore.
“Vendet do të marrin vendime sovrane për sigurinë e tyre dhe kjo nuk ndryshon në rastin e Izraelit apo të ndonjë vendi tjetër. Ne nuk mund t’i marrim vendimet për ta”, u përgjigj zoti Blinken.
Zoti Blinken tha se mënyra më efektive për t’u përballur me sfidën që paraqet programi bërthamor i Iranit është diplomacia, megjithëse shtoi se për momentin këto përpjekje janë bllokuar, sepse Irani vazhdon të mos jetë i angazhuar në një mënyrë kuptimplotë.
(Zëri i Amerikës)