Uashington, 27 qershor 2023 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar të hënën me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Blinken, përmes rrjetit social Twitter, ka bërë të ditur se gjatë bisedës me kryeministrin Kurti ka bërë thirrje për depërshkallëzmin e menjëhershm të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve të ndëmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Blinken ka theksuar se plani trepikësh i Bashkimit Evropian “është rruga përpara” drejt depërshkallëzimit të tensioneve midis Kosovës e Serbisë
“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të nxitur de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës dhe për kthim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani tre-pikësh i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Today I spoke with Kosovan Prime Minister @albinkurti to urge de-escalation in Kosovo’s north and an immediate return to the EU-facilitated Dialogue. The EU’s three-point plan is the way forward.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 26, 2023
Blinken e ka vlerësuar pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në takimin me zyrtarët e Bashkimit Evropian, më 22 qershor, në Bruksel.
Sekretari amerikan i Shtetit ka treguar se edhe gjatës bisedës me Presidentin Vuçiq, ka bërë thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe ka shprehur mbështetjen e plotë për planin trepikësh të Bashkimit Evran, duke e cilësuar si “rrugën më të mirë’ për të ecur përpara.
“Unë fola sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të theksuar rëndësinë e uljes së menjëhershme të tensioneve. Ne e mirëpresim lirimin e sotëm të policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë përpara’, ka shkruar Blnkn në Twitter.
I spoke with Serbian President Vucic @predsednikrs today to underscore the importance of immediately de-escalating tensions. We welcome today’s release of the Kosovo police officers and continue to strongly support the EU’s three-point plan as the best way forward.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 26, 2023
Sekretari Blinken ka thënë gjithashtu se personat përgjegjës për sulmet ndaj forcave të KFOR-it duhet të mbahen përgjegjës.
Ai i kërkuar Serbisë të ndërmarrë menjëherë hapa për të përmbushur obligimry që dalin nga marrëveshja bazë për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, t dakrduar nga të dy palët në Bruksel dhe në Ohër.
(r.m.)