Phnom Penh, 12 nëntor 2022 – Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Takimi është mbajtur në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, ku po mbahet takimi i ASEAN-it.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e reja në Ukrainë, me theks në situatën në Kherson pas tërheqjes së forcave rus.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Blinken e ka siguruar Kulebën se në rast se do të jetë Ukraina ajo që do të vendosë për kohën dhe përmbajtjen e negociatave me Rusinë, në rast se Moska do të jetë e gatshme për negociata
Blinken e Kuleba kanë diskutuar edhe për ndihmën e SHBA-së për zbutjen e pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe për ndihmën e përshpejtuar humanitare.
(r.m.)