Policia e Shteti bën me dije se për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, në të gjitha rrugët e vendit është krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në disa akse rrugore, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe e mospërdorimit të zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë Policia Rrugore ka marrë masa, në bashkëpunim me firmën që ndërton rrugën dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve qarkullimi i automjeteve vijon, por me ngadalësi.
Nisur nga situata e krijuar, Policia Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.
Po ashtu,, e qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit.
Sot u hap rruga e Arbrit, bllokohen 100 makina në tunelin e Qafë-Murrizit nga dëbora
Sot është hapur zyrtarisht rruga e Arbrit, por sipas informacionit të marr nga drejtuesit e mjeteve mbi 100 makina janë të bllokuara tek tuneli i Bypass në Qafë-Murriz.
Bllokimi mësohet të ketë ndodhur si pasojë e bllokimit nga reshjet e borës, temperaturat e ulta dhe ngricat në rrugë.
Ndërkohë, asnjë nuk po u vjen në ndihmë shoferëve, asnjë borëpastruese dhe asnjë punonjës policie për të bërë të mundur lëvizjen e automjeteve.