Tiranë,6 dhjetor 2021 – Bllokohet aksi rrugor Lezhë-Ungrej. Raportohet se rreth 4 km larg fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut gjatë 24 orëve të fundit.
Bllokimi i rrugës ka shkaktuar izolimin e plotë të 9 fshatrave.
Sipas banorëve, në atë zonë ka patur rrëshqitje të tokës edhe tri herë të tjera, gjë që kaçuar në izolimin e qindra banorëve të këtyre fshatrave.
Prej disa ditësh në Shqipëri ka pasur reshje të dendura shiu. Në zonën e Shkodrës e të Durrësit dhe në zona tjera ka përmbytje.
(r.m.)