Bogdanoviq: Kam bërë padi në GJND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Beograd, 17 maj 2024 – Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për dënimin e urdhërdhënësve dhe autorëve të krimeve të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë.

Të enjten, në platformë “X”, Bogdanoviq ka bërë të ditur se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ka bërë padi për krimet e kryeras nga serbët në Kosovë, veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës që ta mbështesë në përpjektet për vendosjen e drejtësisë.

“Sot kam filluar një fushatë zyrtare për Kosovën. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e kam paraqitur një padi ndaj Serbisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. U bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje”, ka shkruar Bogdanoviq.

https://x.com/DissidentAnswer/status/1791089057147023766?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791089057147023766%7Ctwgr%5Efb87c78bd8a5b2d8744795fa6af815d53f99f135%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpolitikani-serb-kam-bere-padi-ne-gjykaten-nderkombetare-te-drejtesise-per-krimet-serbe-ndaj-shqiptareve-te-kosoves%2F

Boban Bogdanoviq është ndër personalitetet e pakta politike e publike që i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që i kanë kryer në Kosovë “kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”. Ai ka thënë se shqiptarët dhe serbët duhet të krijojnë ura bashkëpunimi dhe miqësie midis tyre.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, ka thënë ai.

Bogdanoviq ka thënë se, vitin e kalu,r është intervistur nga Agjencia Informative dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Kosovës.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë shqiptarë.

(r.m.)