Bogujevci në Asamblenë e KE: Populli i Kosovës i kupton shumë mirë vuajtjet e popullit të Ukrainës

Bruksel, 11 tetor 2022 – Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka shprehur mbështetjen e popullit të Kosovës për popullin e Ukrainës.

Në fjalimin ee saj në Asamblenë  Këshillit të Evropës (KE), ajo ka thënë se Ukraina dhe ukrainasit janë përherë në mendjet dhe zemrat e kosovarëve

Bogujevci ka deklaruar se ajo i kupton shumë mirë vuajtjet e ukrainasve, pasi edhe vetë është e mbijetuar e një masakre të luftës në Kosovë.

“Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që ajo të marrë fund sa më parë dhe drejtësia të triumfojë”, është shprehur ajo.

Tutje, nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se Kosova është ndër demokracitë më të zëshme në rajon, ndërsa ka shtuar se “nuk kemi të ardhme tjetër përveç të jemi pjesë e familjes evropiane”.

“Nëse nuk më besoni, mund të vini edhe ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni. Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka përfunduar shumë moti. Por, sot ne flasim për të ardhmen evropiane. Ne si Kosovë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi Evropë. Nuk kemi të ardhme tjetër përveç të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Bogujevci ndër të tjera.

(r.m.)