Borell thotë se BE mund të marrë masa edhe ndaj Serbisë

Bruksel, 29 shtator 2023 – Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia po i përmbush kërkesat e Bashkimit Evropian për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse gjykon se Beogradi nuk po i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi.

“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë depërshkallëzim në teren. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia po i përmbush kërkesat e BE-së dhe, në rast të mospërmbushjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, tha Borell.

Ai theksoi se “de-përshkallëzimi duhet të ndodhë tani, nga të dyja palët” dhe se aktet e dhunshme si ato të 29 majit në Zveçan, ku u lëndran dhjetra pjesëtarë të KFOR-it.  “janë plotësisht të papranueshme dhe nuk mund të lejohet të përsëriten në të ardhmen.

Shefi i diplomacisë evropiane i bëri këto komente duke u përgjigjur në një pyetje parlamentare të parashtruar në muajin qershor, pas dhunës para ndërtesave të komunave veriore të Kosovës,

Në pyetje kujtohet se më 3 qershor, Borell u kkshte bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për qetësimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës,për krijimin e kushteve për zgjedhje të jashtëzakonshme në të katër komunat veriore të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, të veprojnë me përgjegjësi dhe të zbatojnë pa asnjë vonesë apo parakushte Marrëveshjen Bazë për normalizimi të marrëdhënieve dhe Aneksin e saj, si edhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

(r.m.)