Borrell: Barrikadat të hiqen menjëherë, çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut

Bruksel, 1 gusht 2022 – Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator dhe ka thënë se pret që barrikadat e vendosura nga serbët në pjesën veriore të Kosovës të largohen menjëherë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ai u ka bërë thirrje të dy palëve që çështjet e hapura t’i zgjidhin përmes dialogut dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusi të vendoset në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është thelbësor për rrugëtimin e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Borrell.

(r.m.)