Borrell: BE e SHBA bashkëpunojnë ngushtë për dialogun Kosovë – Serbi

Bruksel, 21 qershor 2021 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka njoftuar sot ministrat e jashtëm të vendeve anëtare për dialogun Kosovë-Serbi.

Borrell, pas takimit, në një konferencë për media, ka thënë se mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një bashkëpunim të ngushtë për çështjen e dialogun.

“Duhet të them se është një bashkëpunim i mirë mes BE-së dhe SHBA-së dhe se mes dy palëve nuk nuk ka garë se kush do ta lehtësojë dialogun. Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë dhe kjo do të ndihmojë”, ka thënë ai.

Borrell ka thënë se gjatë verës do të mbahet edhe një takim tjetër i nivelit të lartë midis Kosovës e Serbisë.

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mbajtur më 15 qershor në Bruksel.

Të dyja palët kanë thënë se gjatë takimimit ka pasur tensione dhe ofendime dhe se ato nuk janë pajtuar për asgjë.

Takimi i radhës pritet të mbahet më 25 korrik.

(r.m.)