Bruksel, 5 janar 2022 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se çfarëdo provokimi apo agresioni kundër Ukrainës do të kishte pasoja serioze për Rusinë.
Borrell e ka përcvjellë këtë mesazh për Moskën në prag të vizitës në Ukrainë.
“Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne e mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka thënë diplomati i BE-së, në një intervistë për agjencinë polake të lajmeve, PAP.
Vizita e Borrellit në Ukrainë është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur tensionet në kufirin ukrainas.
Perëndimi është shqetësuar për raportimet se Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në zonën kufitare me Ukrainën, duke shkaktuar frikë nga agresioni rus.
Rusia i hedh poshtë këto supozime dhe e akuzon Ukrainën se ka dërguar më shumë ushtarë në zonat lindore që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
Këto zhvillime kujtojnë ngjarjet e vitit 2014, kur Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur t’i mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të zhvillohen javën e ardhme në Gjenevë.
Edhe NATO ka planifikuar të takohet meRusinë më 12 janar.
(r.m.)