Bruksel, 11 dhjetor 2022 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të largohen menjëherë “nga grupet e serbëve të Kosovës”.
“Barrikadat duhet të largohen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të restaurohet”, shkroi Borrell në Twitter.
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022
All actors must avoid escalation.
Në veri të Kosovës janë ngritur barrikada dhe janë bllokuar disa rrugë nga serbët lokal pas arrestimit të ish-pjeëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai akuzohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor.
Të shtunën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës, duhet të hiqen menjëherë.
Situatën në këtë pjesë të Kosovës janë duke e monitoruar Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.
EULEX ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit. Shefi i diplomacisë evropiane e ka dënuar këtë sulm.
“BE-ja nuk do të tolerojë sulme ndaj EULEX-it ose përdorimin e veprimeve të dhunshme, kriminale në veri. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet në Kosovë dhe KFOR-in. Të gjithë akterët duhet t’i shmangen përshkallëzimit”, tha tutje Borrell në Twitter.
(REL)